LAJMI I FUNDIT:

Mediat italiane nxjerrin në pah problemin më të madh të Juventusit dhe mënyrën sesi mund ta zgjidhë këtë gjë

Mediat italiane nxjerrin në pah problemin më të madh të Juventusit dhe mënyrën sesi mund ta zgjidhë këtë gjë

La Gazzetta dello Sport dhe Tuttosport kanë shkruar sot për problemet e Juventusit në mesfushë, të cilat janë përkeqësuar pas lëndimit të Weston McKennie.

Amerikani do të qëndrojë jashtë fushës për të paktën dy muaj pas një frakture në këmbën e majtë.


La Gazzetta shkruan se si lëndimi i McKennie do ta privojë Massimiliano Allegrin nga një ‘pjesë unike’ në mes të fushës.

Ish-lojtari i Schalke është mesfushori me më shumë gola te Juve këtë sezon (4) dhe është i vetmi që, falë vrapimeve të tij, mund t’i ndihmojë Bianconerët të gjejnë rrjetën.

Manuel Locatelli ka shënuar tre gola deri më tani, ndërsa mesfushorët e tjerë kanë dy, duke përfshirë edhe një gol nga nënshkrimi i ri Denis Zakaria.

Ish-mesfushori i Borussia Monchengladbach është zëvendësuesi ideal i McKennie, sipas La Gazzetta dello Sport, por Bianconerëve do t’u mungojë cilësia në mes të fushës.

Kanë ikur kohët kur bardhezinjtë mund të mbështeteshin te lojtarë si Claudio Marchisio, Paul Pogba, Andrea Pirlo dhe Arturo Vidal.

Zonja e Vjetër ka nevojë për më shumë cilësi dhe dinamizëm në mes të fushës dhe këtë mund ta arrijë vetëm duke nënshkruar me lojtarë të rinj në fund të sezonit.

Sipas Tuttosport, lojtarë si Sergej Milinkovic-Savic, Paul Pogba dhe Nicolò Zaniolo po monitorohen të gjithë nga gjiganti i Serie A.

Juventus nënshkroi me Dusan Vlahovicin për 80 milionë euro nga Fiorentina në janar dhe sulmuesi ka shënuar dy gola në pesë paraqitjet e tij të para me klubin.

Megjithatë, ai shpesh dukej shumë i izoluar përpara, kështu që Juventusit do t’i duhet t’i ofrojë shërbim më të mirë dhe blerjet e reja gjatë verës do ta ndihmonin Allegrin dhe pjesën tjetër të ekipit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori