LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtja ka çaluar, por Barça ka shpenzuar më shumë se 139 milionë euro në tre vjet!

Mbrojtja ka çaluar, por Barça ka shpenzuar më shumë se 139 milionë euro në tre vjet!

Gjatë tre vjetëve Barcelona ka përforcuar repartin mbrojtës.

Që nga viti 2014 katalonasit kanë transferuar tetë lojtarë për të forcuar pjesën e pasme duke shpenzuar 139 milionë euro.

I pari që ishte blerë është Jeremy Mathieu, më pas erdhën Thomas Vermaelen dhe Douglas. Barça ka paguar 20 milionë euro për mbrojtësin francez të Valencias, 19 për Vermaelenin dhe katër sosh për Douglasin.


Sezonin e ardhshëm u trasnferua Aleix Vidal, i cili u menduar që do të mbushte boshllëkun e lënë në krahë të djathtë prej Dani Alvesit. Sevilla prej kësaj shitje arkëtoi 19 milionë euro, transmeton Telegrafi.

Pas dështimeve të Vermaelenit dhe Mathieus, Barça sërish kërkoi një qendërmbrojtës dhe këtë herë i zgjedhuri i tyre ishte Samuel Umtiti. Olympique Lyon pranoi ofertën prej 25 milionë eurosh.

THOMAS VERMAELEN

Më pas u soll Lucas Digne, i cili gjithashtu u transferua gjatë afatit kalimtar të kaluar për 16 milionë euro, por nuk ka arritur të ketë ndikim të madh në Kamp Nou, ashtu sikur se Marlon, i cili u ble për gjashtë milionë euro. 

Këtë verë katalanasit kanë bërë edhe zyrtarisht transferimin e ‘trashëgimtarit’ të Dani Alvesit: Nelson Semedo.

Portugezi u ble për 30 milionë euro plus pesë sosh në formë bonuse.

Rezultati: një total prej 139 milion euro në tre vitet e fundit për të forcuar mbrojtjen. /Telegrafi/

Nelson Semedo

Në trend Sport

Më shumë
Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Serie A
Nuk ka fitues në

Nuk ka fitues në "Santiago Bernabeu", por do të ketë shumë debat për vendimet e gjyqtarit

La Liga
Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga

Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga "Santiago Bernabeu" - do të ishte diçka historike

La Liga
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit

Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit

La Liga
Raphinha zbulon se kush ishte personi kryesor që e bindi të qëndrojë tek Barcelona

Raphinha zbulon se kush ishte personi kryesor që e bindi të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong

Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong

La Liga
Kalo në kategori