LAJMI I FUNDIT:

Mbledhja e argjentinasve në fushë pas ndeshjes, Papu Gomez tregon se çfarë folën me Lionel Messin

Mbledhja e argjentinasve në fushë pas ndeshjes, Papu Gomez tregon se çfarë folën me Lionel Messin

Papu Gomez dhe Lionel Messi qëndruan duke folur në fushën e “Ramon Sanchez-Pizjuan” pas ndeshjes që u fitua nga Sevilla me rezultat 2-0 ndaj Barcelonës në Kupën e Mbretit.

Dyshes që ishin në fushë iu bashkuan edhe dy argjentinasit e tjerë Lucas Ocampos dhe Marcos Acuna, të cilët ishin jashtë për shkak të lëndimit.


Biseda mes katër argjentinasve zgjati një kohë dhe mund të shihej se bisedonin miqësisht. Në fakt, Ocampos dhe Acuna udhëtuan me Messin në Argjentinë në pushimin e fundit dhe dihej që ishin miq nga ekipi kombëtar.

Papu zbuloi për çfarë folën, duke filluar me bisedën midis tij dhe Messit.  “Ne folëm për jetën. Ai më pyeti se çfarë kishte ndodhur në Atalanta dhe çfarë më kishte tërhequr vëmendjen tani që jam në Spanjë”, ka thënë fillimisht Papu për Cope Sevilla.

“Ne nuk folëm për asgjë të çuditshme … Si ndihesha, gjëra të tilla”.

Sapo Ocampos dhe Acuna u afruan, biseda u kthye në dëmtimet e tyre.

“Ne gjithashtu biseduam me Lucasin për dëmtimin e tij”, nënvizoi Papu.

Shtatshkurtri në fund tha se e duan shumë Leon, pasi është edhe kapiteni i ekipit kombëtar.

“Ne e duam shumë Leon; ai është kapiten i ekipit kombëtar të Argjentinës dhe ne duam më të mirën për të”, nënvizoi ai.

Sidoqoftë, ish-ylli i Atalantas e bëri të qartë se ata nuk folën për të ardhmen e Messit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori