LAJMI I FUNDIT:

Mbi të gjitha, fitoi futbolli…

Mbi të gjitha, fitoi futbolli…
Pamje pa koment, Foto: Telegrafi

Dueli epik në shkallët mitike të stadiumit historik “Shahin Haxhiislami” përfundoi me rezultat 0-0, por me një fitues të madh.

Rezultati i barabartë, si i tillë, nuk dha fitues nga takimi, por shpalli Dritën kampion. Do të thuani se kjo është fitorja e këtij takimi, por triumfi i këtij trofeu nuk është vetëm i Dritës.

Triumfi është edhe i Prishtinës, triumfi është edhe i Besës në stadiumin e të cilës u zhvillua ndeshja dhe që ra nga Superliga për herë të parë në histori. Fitues është secili tifoz.

Fituesi më i madh është futbolli kosovar!

Kur edhe në futboll ka më shumë se një fitues…

Është e para herë që ka ndodhur që kampionati i Kosovës të vendoset në javën e fundit në atë që u duk si një finale playoffi. Në Pejë rëndom organizoheshin mbrëmje të mëdha të basketbollit, por për herë të parë u zhvillua një finale mbi të gjitha finalet tjera. Ajo në futboll, dashurinë e parë dhe të vetme sportive të secilit sportdashës në vend.

Dueli s’pati fitues, por Drita u shpall kampion, Foto: Telegrafi

Drita kaloi 28 ndeshje pa humbje duke luftuar betejë pas beteje për synimin e madh, rikthimin e titullit. Kursa, Prishtina, sikurse që e do tradita, luftoi në të gjitha frontet për trofe. Por, nuk ishin vetëm këto dy skuadra. Rivalizuan të gjitha, edhe ato për mbijetesë, deri në javën e fundit, çka e bën këtë edicion në Superligë, sezonin më interesant ndonjëherë, për shkak të rivaliteve.

Janë rivalitete të vjetra, e të reja, ato që kanë rikthyer vëmendjen kah futbolli.

I tillë ishte edhe dueli mes Prishtinës dhe Dritës, ky rivalitet që daton prej vitesh e kulmoi në Pejë. Drita mund të jetë shpallur kampione, por Prishtina meriton komplimente për garën që ka zhvilluar deri tash dhe që e ka bërë këtë kampionat fantastik. Të dy këto klube kush do që do të fitonte do ta meritonte trofeun, e fati kësaj radhe e deshti Dritën pas 15 vitesh.

Intelektualët të uniformuar, Foto: Telegrafi

Do të thonit se Drita fitoi sepse në futboll ka vetëm një fitues. Por, është hera e parë që ndodh diku që të ketë më shumë se një fitues. Sepse fitoi futbolli kosovar, për të ardhmen e ndritur që e pret futbollin në vendin tonë, konkurrueshmërinë, seriozitetin e organizimeve dhe thjesht, DASHURISË për lojën.

Intelektualitet me Plis

Tifozeria në Kosovë e ka traditën e rivalizimeve të forta. Aty këtu edhe të tensioneve. Të gjitha mund të konsiderohen normale kur dihen rrethanat e organizimit.

Para ndeshjes kishte tensione dhe përplasje mes Intelektualëve dhe Plisave, të tilla kishte edhe pas ndeshjes. Edhe kjo është pjesë e futbollit.

Vetëm 1200 ulëse kishte në stadium dhe më shumë se aq ishin të pranishëm brenda e mbi tre mijë jashtë nga të dyja taboret që po prisnin me emocione rezultatin për të festuar.

Plisat ishin të pandalshëm, Foto: Telegrafi

Imazhet nga ballkonet në ndërtesat përreth janë mesazhi më i fuqishëm për instituconet tona pse duhet të përkushtohen më shumë në infrastruktura sportive për të rinjt tanë. Ky mesazh ishte i përbashkët i të dy palëve të tifozëve, të cilët ishin bukuria e kësaj finale që do ta mbajnë mend gjenerata të tëra.

Po, tifozët ishin mijëra intelektualë me plis, që mençurisht me traditë e bënë të bukur spektaklin, nuk ju bindën numrit të kufizuar dhe pavaërsisht rrethanave ishin ATY.

Një reklamë e madhe e humbur para Evropës

Papërgjegjësia e institucioneve të Kosovës bëri që ndërtimet në stadiumin e qytetit të Prishtinës të mos përfundohen me kohë, jo vetëm për duelin mes Prishtinës dhe Dritës, por edhe për ndeshjet e Kosovës. Stadiumi thuhet se do të jetë gati në korrik, duke i tejkaluar të gjitha afatet.

Futbolli nuk pret miq. Një ndeshje e tillë është dashur të zhvillohej në një stadium masiv, ku do të kishte vend për secilin. Edhe po të kishim stadium me 50 mijë ulëse, sot do të ishte mbushur.

Festa e titullit u bë pa podium të mirëfillt, Foto: Telegrafi

FFK dhe institucionet e Kosovës vazhdimisht përkujdesen dhe trumbetojnë se duhet të kujdesemi për imazhin e vendit tonë me anë të sportit.

Po që se stadiumi i qytetit të Prishtinës do të përfundohej në kohë, spektakli do të zhvillohej në kryeqytet, e ku kushtet dhe siguria do të ishte më e madhe, tribuna e festimeve do të ishte siç i ka hije.

Një akt final i tillë që do të mbahet mend me gjenerata nuk kishte kuptim të zhvillohej diku tjetër pos në Prishtinë.

Vetëm 100 tifozë të Dritës ishin prezent në tribuna. Afro 3 mijë jashtë stadiumit, Foto: Telegrafi

Prishtina ka dy sezonë që luan jashtë shtëpisë së saj. Humbja e titullit mund të jetë pasojë e stadiumit, nuk ka fjalë. Por, sa ka humbur Prishtina, ka humbur edhe Drita. Sa kanë humbur këto dy klube e palë tifozësh, edhe më shumë ka humbur Kosova dhe futbolli i saj.

Imagjinoni një stadium të stërmbushur prej 15 mijë personash me spektakël, koreografi dhe organizim të mrekullueshëm çfarë mesazhi do të përçontë në rajon, Evropë dhe botë? Më në fund të gjithë do të fillonin të respektonin Kosovën së pari si shtet, më pas edhe dashurinë që ka ky vend për futbollin.

Nuk ka rrethanë që ndalon futbollin, Foto: Telegrafi

Organizimi në Pejë shkoi “mirë”, por rasti për një reklamë të madhe pa pagesë është humbur dhe duhet kohë për t’u kthyer një mundësi e tillë.

FFK dhe institucionet tjera mund të përgëzohen për sigurinë, mbarëvajtjen dhe gjithçka tjetër të sfidës në Pejë, por e kanë një minus të madh në zemrat e secili futbolldashësi që sot nuk mundi të ishte prezent në stadium dhe një minus të madh te fëmijët, të cilët do të përfitonin më së shumti nga kjo reklamë, sepse ajo që ndodhi sot janë baza të forta të një të ardhme të ndritur.

Dy të kuq për dy ikona

Debatik Curri dhe Armend Dallku janë ikona të futbollit shqiptarë. Sikurse në skenaret më të këqija të filmave turk, në episodin e fundit, ata neutralizohen, jo nga kundërshtari, por nga gjyqtari.

Dy ikonat ishin bartës të Prishtinës gjithë sezonin. Megjithatë, nuk u përmbajtën në aktin final për shkak të dëshirës së madhe për të fituar, e cila i shtyu përpara të dy në karrierën e tyre.

Armend Dallku u përjashtua në fund për gjest josportiv, kurse Debatik Curri u përjashtua pas ndërhyrjes së ashpër, Foto: Telegrafi

Nganjëherë ambicia t’i mbyllë syt dhe përveç ndërhyrjes së ashpër (pavarësisht vendimit kontravers, apo jo të gjyqtarit), sjellja e Dallkut në fund ishte jo adekuate për një personazh si ai në atë skenë të madhe për të cilën ai ka kontribuar ndër vite me yje tjera të futbollit shqiptar.

Nga kjo finale mitike nuk do mbajmë mend golat, por betejat dhe kartonët e kuq të dy ikonave të futbollit shqiptar, si shenjë e perëndimit të karrierës së tyre dhe kontributit të madh për futbollin shqiptar.

Më mirë se dje, më keq se nesër…

Mbaroi edhe kjo e dielë. Mbaroi edhe kjo finale. Por, ëndrrat për ditë më të mira nuk do të mbarojnë asnjëherë.

Sigurisht se këto e presin futbollin kosovar në vitet në vijim. Me përmirësimin e infrastrukturës pritet të ndodhin edhe përmirësime në organizimin e klubeve. Superliga duhet të vazhdojë të gjejë formën ideale të ekzistimit në mënyrë që më shpesh të ketë finale të tilla.

Stadiumi i Prishtinës do të jetë bukuria e futbollit edicionine ardhshëm, Foto: Telegrafi

Fundja, ata që do të fitojnë do të jenë tifozët dhe Kosova. Sa do që më masive ka mundur të jetë fitorja e Kosovës sot, nuk ka fitore të keqe. Edhe me këtë pajtohemi, por me kusht që të përmirësojmë klubet, infrastrukturën, të punojmë me tifozeritë dhe t’i kthejmë edhe qytetet e qytezat tjera në diskutim për Superligën.

Futbolli di të bëjë gjëra të mrekullueshme edhe për ekonominë e vendeve të ndryshme. Vushtrria me traditën e futbollit dhe patatet, Suhareka me bukuritë natyrore, Peja me Birrën e Rahoveci me rrushin dhe verën kanë çka të prezantojnë prej vendeve të tyre në nivele të larta të përfaqësimit për vendin tonë si Superliga, ashtu siç janë edhe kubet aktuale.

Futbolli nuk është vetëm sport, është edhe ekonomi, kulturë dhe përfaqësim. Pyesni tregtarët e Pejës…

Tash është koha për festën e Intelektualëve, e nga nesër vazhdon puna e madhe së bashku për imazhin e vendit tonë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori