LAJMI I FUNDIT:

Mbappes i thuhet që të mos i bashkohet Real Madridit

Mbappes i thuhet që të mos i bashkohet Real Madridit

E ardhmja e Kylian Mbappes në Paris Saint-Germain ka qenë shkaku i shumë spekulimeve gjatë muajve të fundit.

Kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni, që do të thotë se ai mund të nënshkruajë një marrëveshje parakontrate me çdo klub të interesuar që nga fillimi i janarit.


Një prej tyre është Real Madridi, me të cilin Mbappe është lidhur shumë prej disa kohësh. Florentino Perez ka qenë i dëshpëruar për ta marrë 24-vjeçarin te Los Blancos dhe në këtë fazë, duket gjithnjë e më shumë gjasa që kjo dëshirë të realizohet.

Vetëm katër muaj - ndryshim shokues trupor nga Arda Guler
Lexo po ashtu Vetëm katër muaj - ndryshim shokues trupor nga Arda Guler

Megjithatë, Mbappe i është thënë që të mos bashkohet me Real Madridin nga ish-lojtari i Manchester City, Arsenal dhe Sevilla, Samir Nasri, i cili i tha Journal du Dimanche se ai do të kalonte më mirë duke mbetur në PSG.

“Ai është nga rajoni i Parisit. Unë do të qëndroja në PSG në vend që të shkoja te Real Madrid për të fituar Ligën e Kampionëve. Nëse Marseille do të kishte qenë në pronësi të Katarit kur unë isha në klub, nuk do të isha larguar kurrë. Mendoj se është më mirë të jesh mbret në fshatin tënd”, ka thënë ai.

Real Madridi do të shpresojë që Mbappe të mos marrë këshillat e Nasrit, megjithëse do të ketë shqetësime duke pasur parasysh se si ishte situata më shumë se dy vjet më parë, kur lojtari zgjodhi të qëndronte te PSG. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Serie A
Kalo në kategori