LAJMI I FUNDIT:

Vetëm katër muaj – ndryshim shokues trupor nga Arda Guler

Vetëm katër muaj – ndryshim shokues trupor nga Arda Guler

Pas dy tentativave të dështuara, duket se hera e tretë do të jetë e vërteta për debutimin e Arda Guler te Real Madridi.

Mesfushori turk, i cili tashmë ka lënë pas lëndimin e tij në këmbën e majtë dhe ka stërvitur me grupin gjatë gjithë javës, është përfshirë për herë të parë në skuadrën e Los Blancos për ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos.


“Arda Guler ka filluar stërvitjen me ekipin. Ai është rikuperuar, megjithëse i mungojnë minutat. Ai do të jetë në skuadër dhe pak nga pak do të rikuperojë kondicionin. Ne do të përgatisim stërvitje specifike për të për të përmirësuar gjendjen e tij. E rëndësishme është se ai ka filluar të punojë me grupin dhe së shpejti do të tregojë cilësitë e tij”, ka thënë Carlo Ancelotti.

Ish-trajneri thotë se Arda Guler ka më shumë potencial se Lionel Messi
Lexo po ashtu Ish-trajneri thotë se Arda Guler ka më shumë potencial se Lionel Messi

Dhe durimi duket thelbësor për të gjetur versionin më të mirë të sensacionit turk. Sezonin e kaluar ai luajti 35 ndeshje për Fenerbahçen, duke grumbulluar minuta të rëndësishëm, por tani nuk ka dalë në fushë për më shumë se katër muaj.

Por, gjatë kësaj mungese, Guler duket se nuk ka pushuar për asnjë minutë dhe është përgatitur që të jetë më në formë dhe të mos ketë probleme më me muskuj.

Kush e organizoi darkën speciale mes Bellingham, Brahim dhe Guler
Lexo po ashtu Kush e organizoi darkën speciale mes Bellingham, Brahim dhe Guler

Këtë gjë ia ka mundësuar trajneri i përgatitjes fizike, tashmë i njohur – Antnio Pintus, raporton AS. Trajneri njihet tashmë për strategjitë e tij të vështira të stërvitjeve, duke kërkuar maksimumin nga lojtarët për të qenë të gatshëm të luajnë për më shumë se 90 minuta.

Dhe kjo tregohet më së miri te 18-vjeçari që tashmë ka zgjeruar muskujt e tij dhe duket si një lojtar komplet nga ai që e kemi parë te Fenerbahce. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Vrapimi heroik i Modric edhe pse në moshën 39-vjeçare: Real Madridi shpëtoi, por pa të mund të kishte humbur

Vrapimi heroik i Modric edhe pse në moshën 39-vjeçare: Real Madridi shpëtoi, por pa të mund të kishte humbur

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Kroos tronditë tifozët e Real Madridit me lëvizjen e tij pas ndeshjes ndaj Bayern Munichut

Kroos tronditë tifozët e Real Madridit me lëvizjen e tij pas ndeshjes ndaj Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Mbappe e ka marrë tashmë numrin 10 nga Modric, por kroati mund të preket nga propozimi i ri i francezit

Mbappe e ka marrë tashmë numrin 10 nga Modric, por kroati mund të preket nga propozimi i ri i francezit

La Liga
Kalo në kategori