Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe duket se ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e Francës kundër Azerbajxhanit të zhvilluar të premten mbrëma.

Mbappe bëri shenjë të largohej nga fusha përpara se të ulej në tokë dhe u largua drejt e në tunel pasi u zëvendësua në minutën e 82-të të ndeshjes nga Florian Thauvin.


Ylli i Real Madridit ka vuajtur nga i njëjti dëmtim në kyçin e këmbës që nga ndeshja e Real Madridit kundër Villarrealit.

Real Madridi tani do të presë me nervozizëm testet e dëmtimit të Mbappes përpara ndeshjeve të vështira kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve dhe El Clasico ndaj Barcelonës më vonë këtë tetor.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka konfirmuar se Mbappe pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës në ndeshjen kundër Azerbajxhanit.

“Është i njëjti kyç i këmbës ku u lëndua. Dhimbja zvogëlohet kur ai pushon”, ka thënë fillimisht trajneri i Francës.

“Në një ndeshje, kontaktet janë të pashmangshme. Do ta vlerësojmë. Ai ka shqetësime që nuk janë ideale për të”, përfundoi Dechamps.

Deschamps është pjesërisht fajtor për dëmtimin e Mbappes, pasi e mbajti atë në fushë për 85 minuta pavarësisht se e dinte se sulmuesi po ndjente dhimbje. /Telegrafi/

telegrafi sport app