LAJMI I FUNDIT:

Matoshi: Po luftojmë ndotjen e ajrit

Matoshi: Po luftojmë ndotjen e ajrit

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka marrë pjesë në tryezën për mjedisin dhe shëndetin me fokus në ndotjen e ajrit, në kuadër të projektit “Një Kosovë më e shëndosh”, e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Me këtë rast ministri Matoshi tha se ndotja e mjedisit është rrezik për shëndetin e njerëzve, por edhe të kafshëve e bimëve, andaj sipas tij duke pas parasysh gjendjen në të cilën është Kosova, MMPH-ja ka ndërmarrë disa masa për të ndaluar ndotjen e ajrit.

“ Jam i lumtur që përgjatë kësaj qeverie është arritur që të ndërmerren disa hapa konkret siç janë ndalimi i përdorimit të thëngjillit në institucione publike dhe në shkolla. Kemi ndërprerë një praktikë të mbi 3 mijë punëtorëve të KEK-ut, tu japim thëngjill falas. Kemi pasur një aksion së bashku me Policinë e Kosovës ku kemi sekuestruar disa kamion me thëngjill që janë shitur ilegalisht në Prishtinë dhe Fushë Kosovë”, tha Matoshi.

I pari i MMPH-së, tregoi edhe për masat e tjera që janë ndërmarrë për përmirësimin e ajrit në Kosovë.

“MMPH-ja ka lansuar aplikacionin ‘Kosovo Air Quality’ dhe secili qytetarë në kohë reale mund të informohet për cilësinë e ajrit. Këtë vit do të filloj edhe projekti i madh i ndërrimit të filtrave të Kosovës B, që financohet nga fondet e IPA-së, në vlerë prej 78 milionë euro. Në muajin qershor do të hyj në funksion pulla mjedisore te kontrolli teknik i automjeteve ku do të matet emetimi i gazrave”, deklaroi ai.

Matoshi tha se përveç cilësisë së ajrit, Kosova ballafaqohet edhe me mungesë të ujit dhe hedhjen e mbeturinave në vendet e palejueshme.

Matoshi tregoi se MMPH-ja ka lëshuar dy licenca për operatorë ekonomik që do të trajtojnë barnat medicionale me afat të skaduar dhe mbeturinat nga trajtimet medicionale.

Në këtë konferencë i pranishëm ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili tha se institucione e vendit, së bashku mund të ja dalin në përmirësimin e cilësisë së ajrit e që kjo ndikon në shëndetin e qytetarëve të Kosovës.

“Prania jonë këtu është dëshmi se dëshirojmë që të merremi me këtë çështje. Është një lloj shenje që ne e ndajmë të njëjtën brengë. Interesi publik në mjedis dhe statusin shëndetësor është rritur në vitet e fundit, megjithatë ende ka mungesë të vetëdijesimit të publikut për shumë rreziqe të mëdha mjedisore”, tha ministri Ismaili.

Ndërsa Anne Dosert, shefe e Zyrës së Luksemburgut tha se është e kënaqur me bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës për të krijuar mekanizma për përmirësimin e ajrit nga ndotja.

“Ky takim është i shkëlqyeshëm. Është shumë mirë që sot së bashku edhe me dy ministrat të Mjedisit dhe Shëndetësisë po i bashkojmë forcat për të trajtuar çështje të mjedisit”, tha Dosert.

E koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson, tha se temat që kanë të bëjnë me mjedisin dhe shëndetin janë shumë urgjente dhe të rëndësishme.

“Është shumë i rëndësishëm ky partneritet multi-sektorial për të trajtuar një temë kaq të madhe që ka të bëj me mjedisin dhe shëndetin”, tha Richardson.

Gjatë kësaj tryeze, i pranishëm ishte edhe Oliver Shmoll nga Organizata Botërore e Shëndetësisë i cili ka prezantuar një raport për mjedisin dhe shëndetin në Rajonin Evropian të OBSH-së si dhe vlerësimin e ndikimit të cilësisë së ajrit dhe shëndetit.

Po ashtu, gjatë kësaj tryeze u shfaqën prezantime edhe nga zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrisë së Shëndetësisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Ekonomi
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Botë
Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori