LAJMI I FUNDIT:

Materazzi dhe Sneijder shijuan fitoren e Interit ndaj Milanit në tribuna me tifozë ultras

Materazzi dhe Sneijder shijuan fitoren e Interit ndaj Milanit në tribuna me tifozë ultras

Dy ish-futbollistët e Interit, Marco Materazzi dhe Wesley Sneijder kanë ndjekur nga tribuna e tifozëve ultras ndeshjen gjysmëfinale mes Interit dhe Milanit në Ligën e Kampionëve.

Interi fitoi me rezultat minimal 1-0 ndaj rivalëve të Milanit në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke siguruar një vend në finalen e madhe falë rezultatit të përgjithshëm 3-0.


Goli i vetëm në këtë fitore të dytë të Nerazzurrëve u shënua nga Lautaro Martinez, i cili festoi poshtë tifozëve, të cilët krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme.

Inzaghi e cilëson si të merituar kualifikimin, lëvdon ekipin dhe tregon kë dëshiron në finalen e Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Inzaghi e cilëson si të merituar kualifikimin, lëvdon ekipin dhe tregon kë dëshiron në finalen e Ligës së Kampionëve

Megjithatë, ajo që ra në sy ishte se Interi në stadium pati shumë legjenda të klubit, të cilët kanë fituar çdo trofe me Nerazzurrët.

Dy nga ta ishin edhe heronjtë e tripletës, Materazzi dhe Sneijder, të cilët ishin pjesë e ekipit të Jose Mourinhos që fitoi trofeun e fundit të Ligës së Kampionëve më 2010.

Por, ajo që ishte e veçantë nga këta të dy ishte se italiani dhe holandezi nuk zgjodhën ulëset e tribunave VIP për ta shikuar ndeshjen.

Materazzi dhe Sneijder kishin zgjedhur shkallet e tribunës veriore, aty ku qëndrojnë tifozët ultras të Interit, Curva Nord.

Dy ish-lojtarët u panë shumë të lumtur, të gëzuar dhe duke kënduar së bashku me tifozët gjatë gjithë ndeshjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori