LAJMI I FUNDIT:

“Mashtrimet me taksa: Po të ishte në SHBA, Messi do të ishte në burg”

“Mashtrimet me taksa: Po të ishte në SHBA, Messi do të ishte në burg”

Eksperti i spanjoll i ekonomisë, Luis Garicano, ka folur rreth parregullsive në mashtrimet me taksa në futboll duke deklaruar se Lionel Messi do të ishte në burg po të ishte në SHBA.

Argjentinasi është dënuar me 21 muaj burg për evazion fiskal në muajin korrik, mirëpo ligji spanjoll ia mundëson që të mos shkojë prapa grilave.


Pesë herë fituesi i Topit të Artë është urdhëruar të paguajë rreth dy milionë euro, mirëpo Garicano mendon se dënimet duhet të jenë më efektive, në mënyrë që futbollistët tjerë të mos bëjnë gjëra të ngjashme.

“Në botën e futbollit kemi parë se është një situatë e madhe mashtrimesh dhe (në Spanjë) askush nuk shkon në burg”.

“Në SHBA, Messi tash do të ishte në burg. Në Spanjë është praktikisht e pamundur të shkosh në burg nëse bën shkelje me tatime. Prandaj, dënimet efektive janë shumë rëndësishme për të siguruar përputhshmërinë me ligjin”, ka deklaruar eksperti për El Espanol.

Ronaldo publikon dokumentet që shfajëson veten nga ikja e taksave (Foto)
Lexo po ashtu Ronaldo publikon dokumentet që shfajëson veten nga ikja e taksave (Foto)

Garicano nuk ka përmendur emra të tjerë në La Liga, ndërsa për vepra të përafërta janë akuzuar edhe Cristiano Ronaldo dhe Jose Mourinho (për kohën kur ishte te Real Madridi). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grealish largohet nga City dhe Anglia, gati transferimi sensacional te gjiganti evropian

Grealish largohet nga City dhe Anglia, gati transferimi sensacional te gjiganti evropian

Premier League
LIVE: Finalja e madhe e basketbollit mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit

LIVE: Finalja e madhe e basketbollit mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit

Super Liga
Italia publikon listën paraprake përpara Euro 2024, Spalletti me disa befasi

Italia publikon listën paraprake përpara Euro 2024, Spalletti me disa befasi

Përfaqësueset
Dellova futbollisti i tretë që do të largohet nga Ballkani – mbrojtësi vërshohet nga ofertat

Dellova futbollisti i tretë që do të largohet nga Ballkani – mbrojtësi vërshohet nga ofertat

Superliga
De Jong nuk pranon ulje të pagës, Barcelona e nxjerr në shitje dhe ia cakton çmimin e largimit

De Jong nuk pranon ulje të pagës, Barcelona e nxjerr në shitje dhe ia cakton çmimin e largimit

La Liga
Endrick zbulon pse zgjodhi Real Madridin para Barcelonës, flet edhe për konkurrencën me Mbappen

Endrick zbulon pse zgjodhi Real Madridin para Barcelonës, flet edhe për konkurrencën me Mbappen

La Liga
Kalo në kategori