LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja shumë afër, Dortmundi lejon Haalndin t’i bashkohet Realit, por i kërkon një yll madrilenëve në këmbim të norvegjezit

Marrëveshja shumë afër, Dortmundi lejon Haalndin t’i bashkohet Realit, por i kërkon një yll madrilenëve në këmbim të norvegjezit

Erling Haaland vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Real Madridi për repartin ofensivë.

Sulmuesi norvegjez ka shkëlqyer në edicionin e fundit, fillimisht me RB Salzburg e që nga janari me Borussia Dortmundin.


19-vjeçari po kërkohet nga skuadrat më të mëdha evropiane si Real Madrid, Manchester United, Juventus e PSG.

Mirëpo duket se e ardhmja e tij është në Madrid, pasi Los Blancos duan të bëjnë çmos për të arritur te ai.

Dortmundi nga ana tjetër është gati ta lë të lirë sulmuesin, nëse Reali pranon propozimin e tyre.

Haaland ka një klauzolë largimi prej 80 milionë eurove, shumë që nuk është problem për Realin.

Klubi gjerman i ka propozuar Realit një shkëmbim lojtarësh, ku Achraf Hakimi do të nënshkruante për Dortmundin dhe Los Blancos do të duhej t’i jepnin edhe 35 milionë euro për të marrë Haaland.

Mediat spanjolle kanë raportuar se kjo ofertë i përshtatet mjaftë shumë Realit dhe marrëveshja mes dy klubeve duket shumë afër.

Kujtojmë që mbrojtësi maroken, Achraf Hakimi është që dy sezone i huazuar nga Real Madridi te Borussia Dortmund ku ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme me verdhezinjtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori