LAJMI I FUNDIT:

Marotta flet për Dybalan, transferimet e Interit dhe finalen e Kupës

Marotta flet për Dybalan, transferimet e Interit dhe finalen e Kupës

Drejtori ekzekutiv i Interit, Giuseppe Marotta këmbëngul se Nerazzurrët nuk kanë probleme në sulm dhe u thotë tifozëve që të mos presin investime të rëndësishme gjatë verës.

Ish-drejtori i Juventusit foli për Sky Sport Italia përpara finales së Kupës së Italisë sonte mes Interit dhe Zonjës së Vjetër.

“Ne jemi në garë për Coppa Italia dhe Scudetto, dy realitete emocionuese. Lojtarët janë të qetë, të vendosur dhe të motivuar. Të gjithë duan të bëjnë një dhuratë të veçantë për tifozët”, ka thënë fillimisht Marotta.

Juventus – Inter: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i finales së Kupës së Italisë
Lexo po ashtu Juventus – Inter: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i finales së Kupës së Italisë

Ka shumë pika që flitet për lojën në lidhje me çështjet brenda dhe jashtë fushës, duke përfshirë të ardhmen e Paulo Dybalas, me argjentinasin që do të largohet nga Juventusi si lojtar i lirë në fund të sezonit.

“Dybala është një futbollist i shkëlqyer, ai është i disponueshëm si lojtar i lirë, kështu që mendoj se shumë klube e duan atë”.

“Ne kemi një repart sulmues cilësor me pesë lojtarë që e kanë bërë Interin sulmin më të mirë në Serie A. Nuk kemi probleme, por vlerësoj cilësitë e Dybalas”.

Dybala ka zgjedhur Interin, afër nënshkrimi i marrëveshjes katërvjeçare  
Lexo po ashtu Dybala ka zgjedhur Interin, afër nënshkrimi i marrëveshjes katërvjeçare  

Marotta është njeriu që e solli Dybalan në Juventus nga Palermo në një marrëveshje prej 40 milionë euro në vitin 2014. Bianconerët e informuan Dybalan në mars se nuk do t’ia zgjatnin kontratën e tij që skadon, që do të thotë se ai do të largohej falas në verë.

Çfarë duhet të presin tifozët e Interit në sezonin 2022/23?

“Ne kemi një trajner të ri dhe të talentuar si Simone Inzaghi, një grup lojtarësh të rinj që përfaqësojnë diçka pozitive për klubin. Duhet të bëjmë disa rregullime dhe të shfrytëzojmë sa më shumë mundësitë”.

“Nuk mund të presim investime të mëdha nga klubet e futbollit, veçanërisht në Itali. Ne duhet të marrim lojtarë të dobishëm për një ekip që tashmë është formuar”.

“Rinovimi i Ivan Perisic? Nëse ai dëshiron të qëndrojë, unë jam optimist”, përfundoi drejtori i Interit.

Interi është i pamposhtur kundër Juventusit këtë sezon dhe fitoi Superkupën kundër Bianconerëve në janar. Ata janë në garë për tre trofe vendor duke qenë dy pikë prapa liderit të Serie A, Milanit, me vetëm dy ndeshje të mbetura. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori