LAJMI I FUNDIT:

Marchisio i pavendosur për të ardhmen, shtatë skuadra e duan mesfushorin italian

Marchisio i pavendosur për të ardhmen, shtatë skuadra e duan mesfushorin italian

Claudio Marchisio ditë më parë u largua nga Juventusi pas 25 viteve qëndrim tek bardh e zinjtë.

Mesfushori italian shkëputi kontratën me kampionët e Serie A me një marrëveshje të dyanshme.


Por si futbollistë i lirë aktualisht, Marchisio ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Ofertat nuk janë duke munguar për lojtarin, pasi interesim kanë shprehur hiq më pak se shtatë skuadra.

Dy rivalët spanjollë Real Betis dhe Sevilla po e duan italianin, ndërsa ai po kërkohet edhe nga Sportingu Lisbonës.

Zenit Saint Petersbourg gjithashtu mbetet një mundësi e mirë që Marchisio ta vazhdoj karrierën.

(Getty Images)

Por në ‘pole position’ mbetet ekipi francez Monaco që sipas medieve italiane Marchisio ka një marrëveshje me ta.

Italiani mund ta vazhdoj karrierën edhe në kampionatin italian MLS, ku ka dy oferta.

Skuadra kanadeze Montreal Impact por edhe New York City i kanë bërë ofertat e tyre.

32-vjeçari pritet të vendosë për të ardhmen e tij brenda muajit gusht. /Telegrafi/