Real Madridi mund të jetë pa Marcelon për ndeshjen e tyre të dytë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Chelseat javën e ardhshme, pasi mbrojtësi i majtë u “zgjodh” për të vëzhguar në një qendër votimi.

Kampioni i La Ligas, Reali ishte afër një humbje në shtëpi në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, por në fund u desh të kënaqej me një barazim 1-1.

Skuadra e Zinedine Zidane barazoi mori një barazim 1-1, pjesërisht falë huqjes së rasteve nga Timo Werner, por ata kanë shumë për të bërë në ndeshjen e dytë duke marrë parasysh që ekipi i Thomas Tuchel nuk pranon shumë shpesh dhe mund të kualifikohet me një barazim 0-0.

Rasti i humbur i Werner nga pesë metra po bënë bujë të madhe në rrjetet sociale Rasti i humbur i Werner nga pesë metra po bënë bujë të madhe në rrjetet sociale

Skuadra spanjolle do të ketë nevojë për lojtarët e tyre më të mirë që të luajnë në mënyrën më të mirë për të fituar ndeshjen në Stamford Bridge javën e ardhshme dhe atyre u është dhënë një goditje potencialisht e madhe.

Sipas mediumit El Mundo, Marcelo është zgjedhur rastësisht nga banorët e Madridit për të punuar në një qendër votimi të mërkurën e ardhshme, ditën e zgjedhjeve në kryeqytetin spanjoll.

Ekipi ligjor i klubit po përpiqet të protestojë ndaj Bordit Zgjedhor që braziliani duhet të udhëtojë në Londër për punë javën e ardhshme, por deri më tani këto argumente janë refuzuar.

Shorti për qendrat e votimit u hodh më 5 prill dhe lojtari tjetër i Realit, Victor Chust, i cili luan për ekipin e të rinjve, është zgjedhur gjithashtu.

Marcelo luajti të martën pjesërisht për shkak të dëmtimit të Ferland Mendy, i cili është përdorur nga Zidane si zgjedhja e parë këtë sezon, por francezi nuk është i garantuar të kthehet javën e ardhshme. /Telegrafi/