Maqedonia pragmatike

Me rritjen e rolit dhe peshës së shqiptarëve në Ballkan, atyre çdo ditë e më shumë po u shtohen edhe sfidat. Njëra nga to njëherit e fundit është edhe ajo me maqedonët. Pa asnjë parashikim dhe papritmas, këta të fundit iu kthyen edhe njëherë avazit të vjetër të një kohe të shkuar, duke i quajtur shqiptarët si popull i zbritur nga malet dhe pa një histori të mirëfilltë.
Enciklopedia e promovuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë edhe njëherë i vuri faktorin shqiptar para një situate jo të lakmuar dhe në një lojë të rrezikshme, duke tentuar që popullit shqiptar të ia zhduk nga faqja e dheut historinë e saj të lavdishme dhe më pas t’i akuzoj ata si uzurpator dhe njerëz të dhunshëm.
Por cili do të duhej të ishte qëllimi euforik i akademikëve të Maqedonisë që ta fusin edhe njëherë vetën në një situatë konfuze dhe jo të mirë për askënd. Klishetë e këtij shteti kohëve të fundit, po i shkallmon marrëdhëniet me vendet fqinje duke marr primatin e një Serbie të së kaluarës. Po të shikohet nga një pikëpamje recesioniste do të vërejmë se Maqedonia duke u munduar që të paraqes pikëpamjet e saj ideologjike përmes akademisë, e vuri shtetin e saj në një upotizëm që nuk po i shihet fundi. Por jo vetëm me shqiptarët, po i vazhdon keqkuptimet. Një mospajtim dhe tension ky shtet ka që një kohë të gjatë dhe po vazhdon ta ketë me shtetin tjetër fqinj të saj, me atë të Greqisë.
Por jo vetëm këtë herë pragmatizmi maqedonas dhe keqinterpretimi i historisë e ka vënë në zinxhir vetë Maqedoninë edhe më parë, madje duke i kushtuar rënd me mos anëtarësim në NATO, në të ardhmen me riemërim të shtetit por edhe përjashtimin nga proceset integruese. Por pikërisht, kjo enciklopedi e sherrit dhe përçarëse ndikoj që edhe një herë Prishtina e Tirana zyrtare ta drejtojnë gishtin nga politika vagabondë e Maqedonisë.
Gafat me shtetin maqedonas kishin filluar menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ku vendi ynë pati një seri problemesh me Maqedonia kolaboracionist pavarësisht nga ajo që kjo e fundit njohu shtetin e Kosovës me presionin ndërkombëtar dhe pranoj realitetin e krijuar në Ballkan. Po thuajse një vit nga njohja, marrëdhëniet e saj diplomatike me Kosovës janë ende në fazën irracionale, aq larg saqë asnjëra palë nuk është në gjendje të shpreh inkurajimin për këtë çështje.
Pavarësisht kësaj po të kthehemi vetëm disa muaj më parë do të shohim edhe një gafë të Maqedonisë, ndaj Kosovës, pikërisht, anashkalimin e presidentit të Kosovës, në ditën e inaugurimit të presidentit të tyre. E kjo erdhi si pasoj e presionit të vazhdueshëm të Beogradit, i cili edhe njëherësh po mundohet që përmes këtij shteti të sjell çrregullime të shqiptarët në përgjithësi e në Kosovë në veçanti.
Kolaboracionistet maqedonas kanë bërë një hap të gabuar me fyerjen e kombit shqiptar, sepse me këtë ata treguan edhe njëherë se janë një popull pragmatik, dhe shumë larg standardeve demokratike.
Veprimet e saj kinse emancipuese do t’i kushtojnë më së shumti vet shtetit të tyre, sepse të fyhet një komb me dy shtete fqinj nuk është aspak pozitive, sepse mund t’ia sjell vet asaj një kataklizëm të paparashikuar. Them këtë duke pasur parasysh situatën e saj në kontekst edhe me shtetin helen. Përderisa ata po i vuajnë pasojat nga ta për shkak të emrit dhe u përjashtuan nga anëtarësimi i tyre në NATO, një gjë e tillë mund ta pret në të ardhmen edhe nga shteti Shqiptar i cili është anëtare e plotë e NATO-s. Shqipëria mund ta vejë në kurth Maqedoninë duke kërkuar anëtarësimin e saj në aleancën më të fuqishme ushtarake me ndryshimin e enciklopedisë sherr të krijuar nga vet ata.
Por pavarësisht kësaj pluralistët shqiptarë duhet të jenë me të vëmendshëm në mënyrë që ta mbrojnë embrionin e tyre kombëtarë, sepse ata që më së shumti duhet të mburrën me histori në Ballkan është populli shqiptarë.
(Autori është student i Masterit në Departamentin e Gazetarisë, në Universitetin e Prishtinës dhe kryetar i Unionit të Gazetarëve të Kosovës)






































