LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, rritet numri i personave të prekur nga gripi

Maqedoni, rritet numri i personave të prekur nga gripi

Gjatë javës së kaluar (15 deri më 21 janar), në Maqedoni janë regjistruar 637 raste të reja të gripit, që paraqet rritje prej 74 për qind në krahasim me javën paraprake (8 deri më 14 janar) kur janë regjistruar 428 raste, thuhet në raportin e publikuar sot nga Instituti për Shëndet Publik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Numri më i madh i të sëmurëve – 412 janë të grupi të moshës 15-64 vjeçare, ndërsa mesatarja më e madhe prej 61,4 në 100 mijë banorë është regjistruar në grupin e moshës 0-4 vejçare.


Numri më i madh i personave me grip këtë javë është regjistruar në Gostivar, 187 persona, që paraqet mesataren më të lartë 156,1 në 100 mijë banorë./Telegrafi/