Filipçe nominoi Gerasimovskin për nënkryetar të LSDM-së


Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe njoftoi se do ta nominojë kryetarin aktual të Komunës Qenër, Goran Gerasimovski, për nënkryetar të ri të partisë.
Ai tha se LSDM po forcohet edhe më tutje dhe se Gerasimovski si personalitet e ka besimin e qytetarëve.
“LSDM-ja po forcohet edhe më tej. Me kënaqësi i informoj anëtarët se do ta nominoj Goran Gerasimovskin për nënkryetar të ri të LSDM-së. Gorani është një njeri që, me punë të palodhshme, përkushtim dhe përgjegjësi, e ka fituar besimin e qytetarëve të Komunës së Qendrës. Fitorja dhe marrja e mandatit të dytë si kryetar komune janë dëshmia më e mirë se rezultatet, afërsia me njerëzit dhe puna e sinqertë gjithmonë vlerësohen. Jam i bindur se Gorani, me përvojën, punën dhe dëshirën e tij të sinqertë, do të sjellë një impuls të ri, do t’i bashkojë të gjitha kapacitetet tona kundër pushtetit kriminal dhe do të japë kontribut në ndërtimin e një LSDM-je edhe më të fuqishme. Vazhdojmë së bashku, me përkushtimin dhe energjinë e re të të gjithë ekipit tonë, për një të ardhme më të mirë për Maqedoninë”, shkroi Filipçe në rrjetet sociale.










































