Man City, PSG, Real Madrid - 100 klubet më të pasura në botë, duke llogaritur lojtarët, asetet, përfitimet, paratë në bankë dhe pasuritë e pronarëve

Lista e re për klubet e futbollit dhe pasurinë e tyre ka dalë nga Soccerex Football Finance 100.
Klubet që jemi mësuar t'i shohim në krye, janë aty, por vendet kanë ndryshuar dukshëm, kur bëhet fjalë për numërimin e parave të tyre.
Viti 2019 mund të ketë një ose dy surpriza, që mund të lundrojnë rreth listës së këtij viti.
Për t'i renditur klubet janë përdorur pesë variabla llogaritës, ku pastaj dalin në pah renditja sa i përket fuqisë monetare.
Vlerat e lojtarëve, mjetet e prekshme, si: stadiumet dhe qendrat stërvitore, parave të gatshme në bankë, investimeve potenciale të pronarit dhe borxhi neto, por edhe përftimet brenda një viti kalenderatik.
Soccerex Football Finance 100 i ka nxjerrë këto statistika, duke i dhënë rezultat Indeksit të Futbollit dhe Financave (FFI) bazuar në këto rezultatet.

Ajo që e bën diferencën zakonisht në renditje është vlera e pasurisë së pronarit të klubit.
Sa u përket pronarëve dhe prejardhjes së tyre, 21 klube janë në bashkëpronësi, 18 janë pronë e amerikanëve, 13 e kinezëve, shtatë janë në pronësi të britanikëve e kështu me radhë.

Manchester City renditet si klubi më i pasur në botë, ndërsa pas tij vjen PSG. Bayern Munich, Tottenham, Arsenal, Real Madrid, Barcelona, Manchester United, Juventus dhe Chelsea e mbyllin top-10.
Ndërsa, ajo çfarë bie në sy është se klubet angleze janë më të pasurat, të përcjella nga ato amerikane, spanjolle, gjermane, italiane dhe franceze.
Në top 30 nga një përfaqësue e kanë edhe shtet si: Kina,Ukraina dhe Rusia. /Telegrafi/ 1. Manchester City
31. Colorado Rapids 32. New York Red Bulls 33. Athletic Bilbao
41. Lazio 42. Spartak Moscow 43. Bournemouth 44. Crystal Palace 45. West Ham United
51. Orlando City 52. Chivas 53. Rennes 54. Houston Dynamo 55. Schalke
61. Roma
71. Aston Villa 72. Atletico Paranaense 73. PSV 74. Boca Juniors
81. Watford 82. Queens Park Rangers 83. Atletico Mineiro 84. Independiente 85. Flamengo 86. Shanghai Shenhua 87. Huddersfield Town
91. Cruz Azul 92. Pachuca 93. Sao Paulo 94. Shandong Luneng 95. Palmeiras 96. Cardiff City



























































































