LAJMI I FUNDIT:

Maldini sulmon pronarët e Milanit: Mosrespektues, jemi pa kontrata dhe ende nuk ka bisedime – skuadrës i duhen tre yje

Maldini sulmon pronarët e Milanit: Mosrespektues, jemi pa kontrata dhe ende nuk ka bisedime – skuadrës i duhen tre yje

Drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini, në një intervistë për Gazetta dello Sport, ka folur rreth situatës së tij dhe të Frederic Massara, drejtorit sportiv të klubit, duke mos i kursyer thumbat për pronarët.

Maldini dhe Massara arritën ta kthejnë klubin në binarë, por edhe e shpallën kampion të Serie A.

“Unë dhe Massara ndodhemi në fund të kontratës, dhe nuk po rinovojmë. Duke marrë parasysh rrugëtimin tonë dhe atë që ndodhi me Rangnick më duket mungesë respekti që administratori Gazidis dhe Elliot as nuk janë ulur për të biseduar, kaq, vetëm për biseduar”.

“Ata mund të na thonë: puna juaj nuk është e mirë sa për të vazhduar së bashku, ose unë mund t’u them: nuk më pëlqen strategjia juaj. Ndjej se jam një lloj garancie për Milanin te tifozët. Unë nuk jam personi i duhur për të bërë një projekt që nuk ka një ide fituese”.

“Nuk mund ta bëja kurrë këtë. Realiteti është se pronarët nuk janë ulur kurrë në tavolinë, kjo nuk është një gjë e mirë. Po lëvizim prej muajsh në afatin kalimtar, por nuk kemi burime financiare për të hedhur hapin cilësor, jemi ende në tranzicion”.

“Tre lojtarë të mëdhenj do të na mundësonin të hapnim një cikël, me një strategji të nivelit të lartë, ku mund të konkurrojmë për gjëra të mëdha. Sot, me një vizion strategjik të nivelit të lartë, Milan mund të konkurrojë me më të mëdhenjtë”, ka thënë Maldini i cili për fund shtoi se nëse nuk ka investime, nuk do të ketë trofe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori