LAJMI I FUNDIT:

Malazezi Emel vjedh këngën “Theje”, reagon i frustruar Alban Ramosaj: Turp të të vijë, ke qenë edhe përfaqësues në Eurovision

Malazezi Emel vjedh këngën “Theje”, reagon i frustruar Alban Ramosaj: Turp të të vijë, ke qenë edhe përfaqësues në Eurovision

Këngëtari Alban Ramosaj, ka treguar së fundmi përmes rrjeteve sociale se kënga e tij hit me titull “Theje” është vjedhur nga malazezët.

Përkatësisht, këngëtari malazez Emel Fenca e ka vjedhur dhe përvetësuar atë këngë, duke e titulluar “Vrati je”, që në gjuhën serbo-malazeze do të thotë “Kthehu pas”.


I frustruar me të parë këtë, Ramosja reagoi në InstaStory, duke publikuar kopjen e këngës së tij të famshme.

Foto: Alban Ramosaj/InstaStory

“Kopja është forma më e lartë e të të komplimentuarit. Por të vjedhin ‘Theje’ në këtë llojforme?…”, shkroi Albani.

Tutje, ai etiketoi artistin interpretues të këngës “Vrati je”, i cili tek autorët e melodisë ka vendosur emrin e vet, gjoja se është këngë e “kompozuar” nga vet ai.

“Ermal Franca, ti dhe i ashtuquajturi grupi yt kreativ duhet të jeni të turpëruar. Më shumë për faktin se ju jeni një reprezantues në Eurovision në të njëjtën kohë që ‘Theje’ u publikua”, ka shkruar tutje këngëtari nga Kosova.

Foto: Alban Ramosaj/InstaStory

Emel është pjesë e grupit malazes D-Mol, të cilët përfaqësuan Malin e Zi në ‘Eurovision 2019’ me këngën “Heaven”, por dështuan ta kualifikonin vendin e tyre në finale.

“Jam kaq i lodhur duke ‘mbyllur gojën’ që të mos përzihem me energji ‘arrogante’ apo ‘të pasjellshme’. Por është bërë kaq e lodhshme…Duke nisur me ju ‘artistet’ të po vendit tonë (e dini mirë se kush jeni) e duke vazhduar me tipa si puna e këtij që postova më herët. Po si more vëlla e quani veten kreativë apo artistë? A s’keni një çikë dinjitet? Na mbytet, na e shpifët. Keni humbur fillin, themelin dhe arsyen për çfarë e keni nisur këtë rrugëtim që quhet muzikë”, ka shkruar Ramosaj më tej në reagimin e tij.

Foto: Alban Ramosaj/InstaStory

Pjesë e grupi D-Mol ka qenë edhe këngëtari malazez i lindur në Kosovë, Riki Feratovic, i cili aso kohe në një intervistë për Telegrafin kishte folur për historinë e tij dhe të familjes së tij.

Ekskluzive - Riki, artisti nga Kosova që përfaqëson sivjet Malin e Zi në Eurovision: Kemi nevojë për mbështetjen e shqiptarëve
Lexo po ashtu Ekskluzive - Riki, artisti nga Kosova që përfaqëson sivjet Malin e Zi në Eurovision: Kemi nevojë për mbështetjen e shqiptarëve

Kënga “Theje” e Alban Ramosajt ishte gjithashtu pretendente për të prezantuar Shqipërinë në ‘Eurovision 2022’, por u mund nga Ronela Hajati me këngën ‘Sekret’ në Festivalin e RTSh-së në dhjetor të vitit 2021, e cila dështoi ta kualifikonte vendin në finale në maj të 2022-s. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Kalo në kategori