LAJMI I FUNDIT:

Macron: Dua që Zidane të jetë trajner i PSG-së dhe të promovojë Francën

Macron: Dua që Zidane të jetë trajner i PSG-së dhe të promovojë Francën

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka shprehur dëshirën e tij për të parë ish-trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane, të kthehet në Francë për të marrë drejtimin e një skuadre në Ligue 1.

Fjalët e Macron erdhën në mes të thashethemeve për interesin e mundshëm të Paris Saint-Germain për emërimin e Zidanes si pasues të Mauricio Pochettino këtë verë, pavarësisht nga kontrata e këtij të fundit që vlen deri në vitin 2023.


“Jo, nuk kam folur me Zidanen, por kam admirim të madh për të, si lojtar dhe trajner”, ka thënë fillimisht Macron për RMC Sport.

PSG ëndërron për dyshen Zidane – Wenger
Lexo po ashtu PSG ëndërron për dyshen Zidane – Wenger

“Ai fitoi tre tituj të Ligës së Kampionëve me Real Madridin, gjë që ne duam për klubet tona. Unë dua që ai të kthehet për të promovuar Francën”.

“Shpresoj, për ndikimin në ligën franceze dhe për Francën, që Zidane të kthehet dhe të drejtojë një klub të madh francez, do të ishte mirë”.

“Roli im është të them se Franca është një komb i madh për sportin dhe futbollin, se ka njerëz të mëdhenj që e duan këtë sport”.

Presidenti i Francës, Macron e pranon më në fund: Kam pasur një bisedë me Mbappen para se të vendoste për të ardhmen e tij
Lexo po ashtu Presidenti i Francës, Macron e pranon më në fund: Kam pasur një bisedë me Mbappen para se të vendoste për të ardhmen e tij

“Është e rëndësishme për ne që të vijnë lojtarët më të mirë që kemi stërvitur, të cilët ndonjëherë kanë shkëlqyer në nivel ndërkombëtar”, përfundoi presidenti i Francës.

Ndryshe, Macron para disa ditësh foli edhe për situatën e Kylian Mbappe, të cilin e këshilloi të qëndronte te Paris Saint-Germain. /Telegrafi/