LAJMI I FUNDIT:

Lyrical Son i kënaqur me suksesin e albumit të ri “Muzikë e Alltisë”: Nuk është bërë asnjë ‘diss’, do të ketë befasi të mëdha gjatë këtij viti

Lyrical Son i kënaqur me suksesin e albumit të ri “Muzikë e Alltisë”: Nuk është bërë asnjë ‘diss’, do të ketë befasi të mëdha gjatë këtij viti

Ata tashmë shquhen si yjet e rap-it në vendin tonë dhe në industrinë e muzikës shqiptare.

Dhe këta nuk mund të jenë askush tjetër përveç Lyrical Son dhe MC Kreshës, të cilët që nga fillimet e tyre kanë grumbulluar adhurues të shumtë përreth trojeve shqiptare dhe jo vetëm.


Themeluesit e labelit PINT ndër vitesh i kanë mbajtur fansat të argëtuar me muzikën dhe projektet që kanë sjell, pavarësisht se kishin munguar me një album të ri prej tri vitesh.

View this post on Instagram

A post shared by MC Kresha (@tavnikcity)

Janari, fillimi i vitit 2022 duket se u rezervua vetëm për ta meqë u rikthyen me albumin e radhës të quajtur, “Muzikë e Alltisë”.

Projekti madhështor që përmban gjithsej 11 këngë, në mesin e tyre ka edhe dy bashkëpunime, njëri prej të cilëve me mikun e tyre, reperin Ledri Vula e tjetri me bashkëpunëtoren prej kohësh, artisten Elvana Gjata.

“Kangë e Shahirav”, “Hotel Mahalla”, “Inati”, “Recepti”, “Nji Lot”, “Paret Lejla”, “Stuhi mbi oqean”, “J.C.V.D”, “Rrugë e gjatë”, “Rammstein” dhe “Gunners” – titujt e këngëve të reja të albumit të ‘Specave’ që secila nga to ka kuptim të veçantë e mesazhe domethënëse.

MC Kresha dhe Lyrical Son publikojnë albumin e ri "Muzikë e Alltisë"
Lexo po ashtu MC Kresha dhe Lyrical Son publikojnë albumin e ri "Muzikë e Alltisë"

Në një intervistë për Telegrafin, Festim Arifi (emri i vërtetë i Lyrical Son) rrëfen detajet e këtij albumi, pritjen që iu bë nga publiku, vitin 2021 e gjithashtu edhe planet e dyshes së famshme.

Reperi është i befasuar me pritjen që iu bë albumit, për të cilin thotë se deri më tani nuk ka parë ndonjë koment negativ.

“Së pari kisha dashur që ta falënderoj Zotin për shëndetin si dhe mundësinë që na e ka dhënë të bëjmë albume e muzikë për dashamirët tonë të njëjtën kohë kisha dashur që t’i përshëndes të gjithë dhe për t’i falënderuar të gjithë për gjithë ato komente pozitive kritika pozitive pothuajse asnjë koment negativ nuk e kam parë, personalisht jo ndoshta tjetër kund janë parë por unë nuk kam parë asnjë koment negativ sa i përket albumit. Normalisht që nuk mund të jemi të kënaqur e gjithë bota por ata që e kanë dëgjuar dhe komentet që i kam parë kanë qenë tepër të mira. Pritja e albumit ishte masovike numrat nuk rrejnë klikimet janë të vërtetë”, tha ai.

Tutje, ai thekson se çdo artist duhet të bëj albume pasi pasqyron vlerat dhe punën që e bën vazhdimisht.

“Albumi është pasqyrë e secilit artist do të thotë një far lloj korrikulum, CV e secilit artist diçka që paraqet vlerat e një artisti. “Muzikë e Alltisë” e ka emrin albumi këto 11 këngë që janë publikuar e përshkruajnë edhe titullin e albumit”, u shpreh 37-vjeçari.

Megjithëse albumi është i mbushur me plot këngë, për Festimin secila nga to është e veçantë dhe nuk mund ta ndaj nga të tjerat.

“Nuk kam asnjë këngë që kisha mundur ta veçoj. I dua të gjitha, prej të parës deri në 11. Nuk e kaloj asnjërën”, ka thënë më tej Lyrical Son.

Edhe pse albumi i katërt i dyshes së famshme përmbante lojëra fjalësh, Lyrical Son thotë se nuk është bërë asnjë ‘diss’ dhe se nuk merren me kunja ndaj artistëve të tjerë duke shtuar se: “MC Kresha dhe Lyrical Son nuk merren me ‘diss’-a. Nuk ka ‘diss’ për askënd aty specifikisht”.

I njëjti vazhdon bisedën duke thënë se albumi ishte një dhuratë për admiruesit e muzikës së tyre, për të cilin edhe ia kanë arritur qëllimit.

“Por pasi që babadimri është vonuar sivjet me dhurata në Kosovë, vendosëm që unë dhe Kresha ta bëjmë rolin e babadimrit, t’ua bëjmë një dhuratë dashamirëve të muzikës tonë dhe besoj që ia kemi arritur qëllimit”.

Megjithatë, Arifi nuk lë anash pa komentuar edhe vitin që lamë pas të cilësuar si relativisht i mirë për shkak të situatës epidemiologjike.

“2021-shi ishte një vit relativisht i mirë duke mos harruar që jemi ende në vitet e pandemisë, me rëndësi është me qenë të shëndetshëm tjerat vijnë. Ne jemi artistë duhet ta bëjmë punën tonë sidomos në këto kohë ne duhet të jemi shumë vigjilentë dhe aktiv që me ua heq njerëzve popullit mendjen prej pandemisë dhe sa më shumë që t’iu dhurojmë argëtim”, tha Lyrical.

Por, artisti i njohur premtoi shumë në vitin e ri duke i paralajmëruar fansat se do të ketë edhe më shumë befasi nga grupi PINT.

“Viti i Ri, nafakë e re që po thonë. Presim prej vitit 2022 që të jetë sa i mirë për shkak të pandemisë po flas, ishalla këtë vit largohet kjo e keqe që e ka marrë gjithë botën përndryshe në vitin 2022 prisni surpriza surpriza, gjithmonë do të ketë muzikë e argëtim, qëndro me PINT”.


*Për t’ua rikujtuar ky është albumi i katërt i Lyrical Son dhe MC Kreshës, pas “United State of Albania”, “Rapsodët n’rap t’sotit” dhe “Për inati t’njoni tjetrit”.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
R Kelly i dënuar me 20 vite të tjera burg për abuzim seksual të fëmijëve, po vuan tashmë një dënim prej 30 vitesh

R Kelly i dënuar me 20 vite të tjera burg për abuzim seksual të fëmijëve, po vuan tashmë një dënim prej 30 vitesh

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Kalo në kategori