LAJMI I FUNDIT:

Luuk de Jong prezantohet në Camp Nou: Barça më shumë se një klub, dua të fitojmë trofe

Luuk de Jong prezantohet në Camp Nou: Barça më shumë se një klub, dua të fitojmë trofe

Luuk de Jong është prezantuar si qendërsulmuesi i ri i Barcelonës pasi u bashkua nga Sevilla në huazim në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.

Sulmuesi holandez mbërriti mes një stuhie aktiviteti në ditën e fundit të transferimit që pa Saulin të bashkohej me Chelsean, Antoine Griezmann me Atletico Madridin dhe De Jong në Camp Nou për të punuar nën Ronald Koeman, i cili e kishte stërvitur me ekipin kombëtar holandez.


Transferimi në Camp Nou e ka lumturuar veteranin holandez, i cili shpreson që të ketë një sezon të mirë dhe të fitojë trofe me Barcelonën.

Efekti domino dhe zyrtarizimet në 'kohën shtesë': Saul te Chelsea, Greizmann te Atletico Madridi, De Jong te Barcelona
Lexo po ashtu Efekti domino dhe zyrtarizimet në 'kohën shtesë': Saul te Chelsea, Greizmann te Atletico Madridi, De Jong te Barcelona

“Barça me të vërtetë është më shumë se një klub, ata janë një familje dhe e ndjeva atë drejtpërdrejt sapo mbërrita këtu”, ka thënë fillimisht De Jong.

“Shpresoj që të kemi një sezon të mrekullueshëm së bashku dhe të fitojmë shumë tituj”.

“Ekipi më priti shumë mirë. Kjo është një familje; Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me trajnerin dhe më pëlqen të punoj me të. Jam shumë i lumtur që jam këtu; të gjithë po më ndihmojnë”.

“Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Memphis Depay dhe me Frenkie de Jong. E njoh Memphis nga PSV. Ne luajtëm shumë mirë së bashku dhe kishim një lidhje të shkëlqyeshme. Shpresoj që të kemi të njëjtën lidhje me Barcelonën”.

“Unë e njoh Frenkie shumë mirë; është kënaqësi të luash me lojtarë të një cilësie të tillë”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori