LAJMI I FUNDIT:

Lukaku zbulon derbin e preferuar të Interit ndaj Milanit dhe dy idhujt e tij zikaltër

Lukaku zbulon derbin e preferuar të Interit ndaj Milanit dhe dy idhujt e tij zikaltër
Romelu Lukaku (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Romelu Lukaku ka treguar se cili është derbi i tij i preferuar në Mes të Interit dhe Milanit, dhe legjendat e Interit që ai do të donte shumë të takohej me ta, pasi i cilëson idhuj.

Interi është nikoqir i Milanit në Derby della Madonninan e dytë të sezonit, i cili zhvillohet në Giuseppe Meazza me fillim nga ora 20:45.


Në prag të derbit të madh lokal ka folur edhe sulmuesi belg, Lukaku, i cili ka treguar derbin e tij të preferuar dhe idhujt e tij zikaltër.

Lukaku para derbit Inter-Milan: Ibra është një kampion
Lexo po ashtu Lukaku para derbit Inter-Milan: Ibra është një kampion

“Më kujtohet fitorja e Interit 4-0 në derbin e vitit 2009”, ka thënë fillimisht Lukaku për faqen zyrtare të klubit.

“Sapo isha bërë një lojtar i futbollit profesionist dhe e pashë atë ndeshje, pasi ishte debutimi i Wesley Sneijder. Ajo që bëri përshtypje për mua ishin paraqitjet e Samuel Eto’o dhe Diego Milito, por mbi të gjitha mbaj mend golin e mrekullueshëm të Thiago Motta”.

“Unë kam dy idhuj të futbollit, të cilët do të dëshiroja t’i takoja. Ata janë Ronaldo [fenomeni] dhe Adriano. Nëse do të kem mundësinë të flas me ta, do të ishte shumë emocionuese dhe thjesht diçka e madhe për mua”.

“Nuk e di nëse do të jem në gjendje të jap edhe një pjesë të vogël të asaj që ata bënë te Interi, por objektivi im është të punoj shumë, të rritem dhe të bëj çmos për këto ngjyra të klubit”.

Ronaldo dhe Adriano gjatë kohës së tyre te Interi

“Shikoj shumë futboll në kohën e lirë dhe më pëlqen të mësoj edhe për kundërshtarët e mi, duke studiuar lëvizjet e tyre. Kaloj kohë me djalin tim, luaj video lojëra, bisedoj me mamanë time. Jetoj një jetë mjaft të thjeshtë, vërtet”.

Lukaku po shkëlqen te Interi, barazon rekordin e madh të golave të fenomenit Ronaldo
Lexo po ashtu Lukaku po shkëlqen te Interi, barazon rekordin e madh të golave të fenomenit Ronaldo

“Nuk më pëlqen të humbas dhe zemërohem kur kjo të ndodhë, por në përgjithësi jam një person shumë pozitiv. Duke marrë parasysh se nga vij dhe historinë time, nuk pata zgjidhje tjetër veç të isha pozitiv”.

“Mënyra se si jetoj tani, me familjen time, nuk kam pse të jem negativ. Kjo është bërë mentalitet i imi, si brenda dhe jashtë fushës”, përfundoi ylli belg. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
Kalo në kategori