LAJMI I FUNDIT:

Lukaku para derbit Inter-Milan: Ibra është një kampion

Lukaku para derbit Inter-Milan: Ibra është një kampion

Romelu Lukaku ka zbuluar se ka një admirim të madh për sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic para derbit që zhvillohet në këtë fundjavë.

Sulmuesi belg dhe ai suedez kanë luajtur së bashku te Manchester United, para se ky i fundit të kalonte te La Galaxy.


Lukaku i ka shënuar 16 gola në 22 ndeshje të zhvilluara për Interin këtë sezon, mirëpo ai ka zbuluar se Ibrahimovici i kishte dhënë gjithmonë këshilla atij gjatë kohës sa kishin qenë bashkë në Old Trafford.

Foto: AC Milan/Twitter

“Ibra është një kampion, unë e respektoj atë. Në Manchester United, unë stërvitesha çdo ditë me të, kjo ishte gjëja më e bukur për mua”, ka thënë ai.

“Do të jetë një ndjenjë e këndshme të luaj kundër tij. Ai është një kampion dhe profesionist i madh”.

“Mendoj se është normale për të t’i bëjë këto gjëra edhe si 38-vjeçar. Ai punon shumë; gjithmonë më ofronte këshilla kur luanim bashkë në Manchester United. Ai është në një nivel me Ronaldon”, ka shtuar më tej Lukaku.

Interi do të jetë nikoqir i Milanit për ndeshjen që zhvillohet në kuadër të javës së 23-të në Serie A në ora 20:45. /Telegrafi/