LAJMI I FUNDIT:

Lojtarët e lirë që mund ta zëvendësojnë Dembelen e lënduar – Nga Ronaldinho te Cassano e Reyes, një listë me yje (Foto)

Lojtarët e lirë që mund ta zëvendësojnë Dembelen e lënduar – Nga Ronaldinho te Cassano e Reyes, një listë me yje (Foto)

E bleu për 105 milionë euro, por Ousmane Dembele pas 51 minutave të luajtur në La Liga, duhet të bëjë një pushim prej 4 muajsh.  

Dembele erdhi si zëvendësim për Neymarin i cili u largua për 222 milionë euro te Paris Saint-Germain.


Mungesa e lojtarit është një çështje e papritur të Barca, gjë që duhet t’i bëjë zgjidhje.

Dështimi për arritjen e marrëveshjes me yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho, bën që klubi të mendojë për ndonjë lojtar të lirë dhe pa kontratë ta ofrojë.

Goal ka gjetur disa lojtarë me emër që janë pa kontratë dhe shkruajnë se Ernesto Valverde mund t’i kërkojë klubit që ta ofrojnë një nga këta.

Ronaldinho

Aktualisht pjesë e Legjendave të Barcelonës, po ai asnjëherë nuk e ka konfrimaur largimin nga futbolli edhe pse është 37 vjeç.

Mund të jetë një ofrim i jashtëzakonshëm duke e parë ndikimin që e ka në klub. Ai ka bërë histori me Barcelonën duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm.

Antonio Cassano

Italiani enigmatik kishte thënë që kalimi te Real Madridi ishte lëvizja më e gabuar në karrierë, por a do të ishte i gatshëm për një rikthim në Spanjë te Camp Nou?

Aktualisht 35-vjeç dhe pa skuadër, italiani dëshiron të luajë ende dhe këtë vetëm pas zyrtarizimit e shkëputi kontratën për Hellas Veronën.

Jose Antonio Reyes

Një tjetër lojtar që ka bërë karrierë te Real Madrid dhe aktualisht pa skuadër.

Ai është vetëm 34 vjeç dhe sezonin 2016-17 e ka kaluar në Kataluni te Espanyoli. Një problem i vogël ekziston pasi lojtari është afër që të arrijë marrëveshje me Shanghai Shenhuan për dy vite.

Diego Capel

Dikur konsiderohej si njëri nga talentët më të mëdhenj në Evropë. 12 muajt e fundit ai i ka kaluar në Belgjikë te Anderlecht të cilët e liruan me pas 12 muajsh.

Ai është pa skuadër dhe në kërkim të një aventure të re.

Mark Gonzalez

Kiliani ka qenë së fundmi në Colo-Colo.

Ai ka bërë karrierë më herët në Spanjë me skuadra si Albacete, Real Sociedad dhe Real Betis. Është 33-vjeç dhe mund të luajë ende në krahë.

Do të ishte një hap i madh nëse ai do të thirrej në Camp Nou.

Diego Forlan

Është 38 vjeç dhe e njeh mjaftë mirë futbollin spanjoll.

Ai ka luajtur me Villarrealin dhe Atletico Madridin dhe e ka fituar ‘Pichichin’ për dy sezone.

Së fundmi ka luajtur në indi te Mumbai City, ndërsa këtë verë ka qenë i lidhur me një kalim në Norvegji.

Emra të tjerë

Ish futbollisti i Kombëtares franceze, Florent Malouda, ka qenë dikur i lidhur me një kalim te Barcelona.

Claudio Pizarro dhe Giuseppe Rossi janë dy emra të tjerë të lirë që janë në kërkim të një skuadre dhe Barcelona do të ishte mundësia e tyre e madhe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori