Llapi eliminon Prishtinën nëpër lloç (Foto)

Në një fushë të mbuluar nga lloçi, llapjanët kanë shënuar fitore minimale 2-1, por tejet të vlefshme pasi kjo fitore i ka kualifikuar ata për në çerekfinale, transmeton Telegrafi.
Golin e parë për Llapin e shënoi mbrojtësi Dardan Jashari me kokë, ndërsa për mysafirët barazoi Mentor Zhdrella nga gjuajtja e lirë.
E kualifikimin vendasve ia siguroi Mërgim Boshnjaku falë ndihmës së madhe që mori nga portieri mysafir Kushtrim Mushica, i cili bëri gabim trashanik.
Ndërkohë në Prizren, Ferronikeli ka shënuar fitore të thellë 3-0 ndaj Kosovës së Vushtrrisë.
Egzon Gashi, Mendurim Olluri dhe Qemail Elshani shënuan golat për fitorën e kampionit dimëror.
Tutje janë kualifikuar edhe dy skuadrat nga rrafshi i Dukagjinit, Besa dhe Istogu.
Pejanët shënuan fitore 2-1 falë golave të Fatih Karahodës dhe Shpëtim Zharrës, ndërsa Istogu iu është falur një goli të Granit Arifajt në fitoren minimale 1-0 ndaj Dukagjinit. /Telegrafi/




















































