LAJMI I FUNDIT:

Llapi dhe Ballkani dënohen nga FFK pas përplasjeve në xhiron e 24-të

Llapi dhe Ballkani dënohen nga FFK pas përplasjeve në xhiron e 24-të

Llapi dhe Ballkani janë dënuar pas ndeshjes së 12 marsit e cila ishte e vlefshme në kuadër të xhiros së 24-të në Albi Mall Superligë.

Reklama

Pas përfundimit të ndeshjes kishte incidente mes tifozërive ku nuk munguan edhe arrestimet nga Policia e Kosovës.

Vendasit janë dënuar me gjobë prej 1000 euro për lëshim në organizim.

Dënimit nuk i ka shpëtuar as ekipi mysafir i Ballkanit, ku tifozët e tyre thyen disa ulëse dhe kampioni në fuqi ka marrë gjobë prej 1000 euro nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Llapi del me reagim për incidentin e shëmtuar në përfundim të ndeshjes me Ballkanin
Lexo po ashtu Llapi del me reagim për incidentin e shëmtuar në përfundim të ndeshjes me Ballkanin

V E N D I M E:

FC ”Llapi”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas shënimit të golit në min 5 -të, tifozët vendas të FC ”Llapi” hedhin mjete piroteknike në fushën e lojës, ndërkaq pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, derisa lojtarët dhe stafi teknik i FC ”Ballkani” po shkonin në zhveshtore, tifozët e FC ”Llapi” hedhin 5-6 shkrepsa në drejtim të tyre por pa e qëlluar askënd. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Llapi- Ballkani. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 .2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

FC ”Ballkani”. Pas shënimit të golit në min 54, tifozët mysafirë të FC ”Ballkani” hedhin mjete piroteknike në fushën e lojës, ndërkaq pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e FC”Ballkani” demolojnë dhe dëmtojnë më shumë se 150 ulëse dhe të njëjtat i hedhin në drejtim të shikuesëve të FC ”Llapi” dhe jashtë stadiumit në rrugë, me ç`rast lëndohet një zyrtar policor në detyrë (në rroba civile) dhe dëmtohen kombi i VAR-it dhe kombi i transmetuesit të Art motion. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Llapi-Ballkani dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 .2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
II. FC “Ballkani“, për dëmet e shkaktuara nga ana e tifozërisë “Xhebrailat“ (demolimi 150 ulëse si dhe kombi i VAR-it dhe kombi ART Motion). Në ndeshjen kampionale Llapi-Ballkani zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë dt. 12.03.2023 (sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes si dhe xhirimeve televizive). Bazuar në nenin 53 komisioni nxjerr këtë VENDIM.

– Pagesa e dëmit të shkaktuar në lartësi të shumës të përcaktuar nga organi kompetent të prezantuara nga FC “Llapi” (shuma e paraparë e pagesës e shënuar në fatura së bashku me vendim i dërgohet e FC “ Ballkani”. Afati i pagesës në bazë të dispozitave dhe akteve normative të FFK-së, Rregullorja disiplinore. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

La Liga
Afati i transferimeve në vitin 2009 i Real Madridit konsiderohet si potencialisht më i miri - afruan 8 yje

Afati i transferimeve në vitin 2009 i Real Madridit konsiderohet si potencialisht më i miri - afruan 8 yje

La Liga
Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Premier League
Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen

Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen

Ndërkombëtare
Si ia pagoi Tottenhami taksin Emmanuel Petit për t'u transferuar te Arsenali

Si ia pagoi Tottenhami taksin Emmanuel Petit për t'u transferuar te Arsenali

Premier League
Zyrtare: Chelsea kompleton transferimin e talentit që u kërkua nga gjigantët evropianë

Zyrtare: Chelsea kompleton transferimin e talentit që u kërkua nga gjigantët evropianë

Premier League
Kalo në kategori