LAJMI I FUNDIT:

Llapi del me reagim për incidentin e shëmtuar në përfundim të ndeshjes me Ballkanin

Llapi del me reagim për incidentin e shëmtuar në përfundim të ndeshjes me Ballkanin

Llapi ka dalë me reagim për incidentin e djeshëm mes tifozëve të tyre dhe atyre të Ballkanit.

Dueli që përfundoi 3-2 në të mirë të skuadrës nga Podujeva, nuk u pranua me sportivitet nga mbështetësit e skuadrës nga Suhareka, të cilët filluan t’i demolonin ulëset e stadiumit Zahir Pajaziti.


Llapi ka thënë se kjo nuk është vepër e kryesisë së Ballkanit, por e disa tifozëve të papërgjegjshëm dhe dëmin e shkaktuar e kanë vlerësuar mbi dhjetë mijë euro.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë nga Llapi: 

Komunikatë për shtyp nga kryesia e klubit rreth incidentit të shkaktuar nga tifozeria mysafire pas përfundimit të ndeshjes KF Llapi – FC Ballkani

Të nderuar sportdashës,

Pas një analize të thellë dhe shumë të detajuar në çdo aspekt për incidentin që ndodhi dje në Arenën “Zahir Pajaziti”, kryesia e klubit ka vendosur të dal me komunikatë për shtyp për të sqaruar situatën e cila ndodhi dje pas përfundimit të ndeshjes e që për ne si klub është e pa pranueshme dhe dënojmë çdo akt të huliganizmit në sportin më të bukur në botë, futbollin.

KF Llapi dhe FC Ballkani treguan futboll të mirë, cilësor dhe rivalizues. Ndeshja e djeshme ishte hijeshia e këtij sezoni sa i përket ndeshjes, kurse sa i përket tifozerive të skuadrave gjatë ndeshjes nuk kishte asnjë përleshje fizike mes tifozerisë mes vete sepse nuk kishin mundësi të përballeshin pasi që tifozët tanë ishin vendosur në Veri kurse tifozët mysafir në Jug.

Si organizator të ndeshjes ne morëm gjitha masat e nevojshme dhe ua siguruam tifozëve mysafirë një tribunë të vetme ku as edhe një tifoz i Llapit nuk ishte në atë tribunë. Poashtu në secilën pjesë të tribunave dhe stadiumit kishte sigurim dhe policë të mjaftueshëm për ta mbuluar sigurinë e ndeshjes por pas përfundimit të ndeshjes, tifozët mysafir, të revoltuar me humbjen e ekipit të tyre filluan t’i dëmtojnë ulëset e tribunës në të cilën ishin të vendosur dhe kjo gjë është e pa pranueshme në sport dhe duhet të dënohet rrept pa marr parasysh kush do që të jetë.

Ne kemi raporte të shkëlqyshme mes dy kryesive dhe jemi rival në fushë por miq dhe shokë jashtë fushës. Ne edhe pse jemi dëmtuar rëndë si klub, gjithmonë do ta respektojmë kryesinë e FC Ballkanit dhe vëllezërit Kabashi pasi që ata nuk kan të bëjnë me këto gjëra por disa tifozë të pa ndërgjegjshëm shkaktuan këtë dëm të madh dhe të pa nevojshëm.

Presim që personat që u identifikuan në incident të marrin dënimin e merituar dhe sa më të lartë që të vedijësohemi një herë e përgjithmonë që mbështetja e skuadrës së zemrës është e pranueshme por pa shkaktuar dëme materiale që prishin imazhin e futbollit.

E dini të gjithë se çfarë sakrifice kemi bërë dhe vazhdojmë të bëjmë ne vëllezërit Batatina për ta ngritur infrastrukturën në këtë nivel dhe të dëmtohet pa asnjë nevojë, kjo gjë është e pa pranueshme si dhe e dënueshme.

Dëmi i shkaktuar sipas ekspertëve të dëmit kalon vlerën e 10,000 Eurove.

Shpresojmë që FFK të na mbështes dhe ne të intervenojmë menjëherë me rregullimin e ulëseve sepse për ne si klub është e pamundshme ta shohim ashtu Arenën “Zahir Pajaziti”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Serie A
Kalo në kategori