LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli do ta ketë të vështirë të nënshkruajë me Carvalhon, tani edhe skuadrat tjera e duan talentin e Fulhamit

Liverpooli do ta ketë të vështirë të nënshkruajë me Carvalhon, tani edhe skuadrat tjera e duan talentin e Fulhamit

Fabio Carvalho është njëri nga lojtarët më të talentuar në futbollin anglez.

Mesfushori ofensivë aktualisht luan te Fulham dhe gjatë janarit ishte pranë për t’iu bashkuar Liverpoolit.


Transferimi i tij në Anfield ishte punë e kryer dhe pritej vetëm zyrtarizimi, por në fund përfundoi afati kalimtar dhe kjo gjë nuk ndodhi.

The Reds kanë vazhduar bisedimet për transferimin e portugezit të natyralizuar si anglez, por transferimin e tij do ta kenë shumë të vështirë.

Mediat angleze kanë raportuar se për Carvalhon interesim kanë shprehur edhe shumë skuadra të tjera si në Angli ashtu edhe në Gjermani.

Chelsea, Arsenal, Tottenham Hotspur dhe Manchester United janë skuadrat tjera që po tentojnë transferimin e tij.

Ndërkohë edhe dy skuadrat gjermane Bayer Leverkusen dhe Borussia Dortmund gjithashtu janë në garë për transferimin e tij.

19-vjeçari ka zhvilluar 24 ndeshje me Fulham, ku ka realizuar tetë gola e ka asistuar në pesë të tjerë.

Londinezët synojnë që të përfitojnë rreth 20 milionë euro nga shitja e tij në verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori