LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli shpreson në shërbimet e Tchouamenit, edhe pse oferta dhe kërkesa kanë dallim të madh

Liverpooli shpreson në shërbimet e Tchouamenit, edhe pse oferta dhe kërkesa kanë dallim të madh
(Foto: Getty Images)

Liverpooli e ka gati ofertën në vlerë prej 55 milionë funtesh (64 milionë euro) për shërbimet e Aurelien Tchouameni – bën të ditur El Nacional.

Mirëpo, Real Madridi nuk dëshiron t’i dëgjojë ofertat që janë më të ulëta se 93 milionë euro.


Mesfushori arriti në Madrid në vitin 2022 me shumë pritshmëri dhe luajti mirë në pjesën e parë të sezonit.

Lojtarët më të shtrenjtë në historinë e Real Madridit – ku futet në këtë mes Jude Bellingham
Lexo po ashtu Lojtarët më të shtrenjtë në historinë e Real Madridit – ku futet në këtë mes Jude Bellingham

Mirëpo, pas Kampionatit Botëror, 22-vjeçari pati rënie në formë si pasojë e lëndimeve duke e humbur pozitën që ia zuri bashkëkombësi Eduardo Camavinga.

Me transferimin e Jude Bellingham dhe rinovimet e Toni Kroos, Luka Modric e Dani Ceballos, Reali mund ta nxjerrë në shitje francezin, ashtu që Redsat mund të jenë optimistë për sigurimin e shërbimeve të tij. /Telegrafi/