LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli ‘rrëmben’ lojtarin që po e kërkonte me ngulm Real Madridi

Liverpooli ‘rrëmben’ lojtarin që po e kërkonte me ngulm Real Madridi

Klubet më të mëdha evropiane tashmë kanë filluar që të planifikojnë buxhetin e tyre për sezonin e ardhshëm, dhe shumë mirë në këtë drejtim duket se ka bërë Liverpooli që po udhëheq garën për të marrë shërbimet e një prej qendërmbrojtësve më premtues të momentit.

Bëhet fjalë për portugezin Goncalo Inacio, lojtar i cili ishte mjaft i kërkuar nga Real Madridi. Në fakt, Juni Calafat, shefi i skautëve të klubit spanjoll, e kishte në listën e tij të dëshirave për afatin veror.


Duke marrë parasysh se Liverpooli tashmë ka bërë një hap para në garën për Inacion, fokusi i Real Madridit është kthyer totalisht tek francezi Leny Yoro.

Sipas asaj që raporton mediumi spanjoll fichajes.net, Liverpooli po mendon që ta paguajë klauzolën e tij të lirimit e cila qëndron në vlerë prej 60 milionë eurosh.

Inacio ka kontratë valide me Sporting Lisbonën deri më 30 qershor të vitit 2027, andaj klubi portugez nuk do ta lejojë me lehtësi largimin e tij këtë verë.

22-vjeçari është paraqitur në 33 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon me Sporting Lisbonën duke shënuar katër gola./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori