Liverpooli është në pritje dhe gati të fitojë edhe një bonus tjetër për shkak të marrëveshjes që e çoi Philippe Coutinho në Barcelonë në janar.

Shumë ekspertë dhe tifozë kishin pritur që braziliani të largohej nga Barcelona këtë verë.


Coutinho ishte në huazim në Bayern Munich sezonin e kaluar, por ai tani është pjesë e planeve të menaxherit Ronald Koeman.

Nëse Coutinho luan edhe 14 ndeshje të tjera për Barcën, Reds do të fitojnë një tjetër bonus.

coutinho 1

Sipas mediumit The Mirror, pas 14 ndeshjeve të zhvilluara këtë sezon Liverpooli do t’i fitojë edhe 4.4 milion funte apo rreth pesë milionë euro si pjesë e marrëveshjes së transferimit.

Ky do të ishte një injeksion i mirëpritur i parave të gatshme për Reds duke qenë se shumica e klubeve në Evropë po vuajnë financiarisht për shkak të COVID-19. /Telegrafi/

telegrafi sport app