LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli po përgatit ofertën prej 65 milionë eurosh për top yllin e La Ligas

Liverpooli po përgatit ofertën prej 65 milionë eurosh për top yllin e La Ligas

Real Sociedadi pritet ta humbasë Robin Le Normand dhe Mikel Merinon me dyshen që pas paraqitjeve të mira në Euro 2024, do të largohen nga ‘Reale Arena’.

Megjithatë, duket se këto nuk do të jenë dy largimet e vetme nga Sociedadi këtë verë, pasi ata tashmë mund të gjenerojnë edhe më shumë para.

Gazeta japoneze Sponichi, ka raportuar se Liverpooli po bën gati një ofertë prej 65 milionë eurosh për të nënshkruar me Takefusa Kubon.


23-vjeçari po shihet si zëvendësuesi afatgjatë i Mohamed Salah, e ardhmja e të cilit në ‘Anfield’ ka mbetur krejtësisht e paqartë.

Dyshja e Liverpoolit të cilët kanë mbetur të injoruar nga Slot, pritet të largohen këtë verë
Lexo po ashtu Dyshja e Liverpoolit të cilët kanë mbetur të injoruar nga Slot, pritet të largohen këtë verë

Kubo ishte njëri prej lojtarëve më të mirë në La Liga në muajt e parë të sezonit të kaluar, para se një lëndim në këmbë t’ia limitojë minutat në pjesën e dytë të sezonit.

Ani pse klauzola e lirimit të Kubos tek Sociedadi është 60 mlionë euro, Liverpooli pritet të paguajë më shumë se kaq dhe me këste, në mënyrë që të mos e paguajnë të gjithë shumën menjëherë.

Liverpooli ka vijuar përgatitjet për sezonin e ri nën urdhrat e Arne Slot i cili ka zëvendësuar Jurgen Kloppin në stol pas pothuajse një dekade./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njoftoi për hapjen e akademisë së futbollit, por sa shumë paska ndryshuar Ozil

Njoftoi për hapjen e akademisë së futbollit, por sa shumë paska ndryshuar Ozil

Ndërkombëtare
Pse mungon Alexander-Arnold përballë PSG-së

Pse mungon Alexander-Arnold përballë PSG-së

Ligat tjera
Transferimi i Viktor Gyokeres te Arsenali drejt dështimit

Transferimi i Viktor Gyokeres te Arsenali drejt dështimit

Premier League
Formacionet zyrtare: PSG dhe Real Madridi futen me të gjitha forcat në dispozicion

Formacionet zyrtare: PSG dhe Real Madridi futen me të gjitha forcat në dispozicion

Ligat tjera
Skandali i ryshfetit te gjyqtarët: Real Madridi kërkon ta çojë Barcelonën deri në fund

Skandali i ryshfetit te gjyqtarët: Real Madridi kërkon ta çojë Barcelonën deri në fund

La Liga
Nga Capocannoniere në Serie A, te miliona në Arabin Saudite – Retegui kalon te Al-Qadsiah për pothuajse rekord

Nga Capocannoniere në Serie A, te miliona në Arabin Saudite – Retegui kalon te Al-Qadsiah për pothuajse rekord

Serie A
Kalo në kategori