Liverpooli po përgatit ofertat e janarit, 100 milionë për yllin e Bayernit dhe tre emra të tjerë në listë

Liverpool është futur fuqishëm në tregun e transferimeve, duke zhvilluar bisedime aktive për disa prurje të mundshme në afatin kalimtar të janarit.
Sipas raportimeve të fundit, në listën e ngushtë të klubit janë emra si Michael Olise, aktualisht te Bayern Munich, Adam Wharton (Crystal Palace) dhe Antoine Semenyo (Bournemouth).
Ylli francez Michael Olise, i cili iu bashkua Bayernit këtë verë, shihet nga Liverpooli si një përforcim ideal për krahët e sulmit.

Megjithatë, transferimi i tij do të kërkonte një investim të madh, pasi bavarezët pritet të kërkojnë mbi 100 milionë euro për kartonin e tij.
Në të njëjtën kohë, "The Reds" po monitorojnë nga afër edhe mesfushorin e ri Adam Wharton dhe sulmuesin e shpejtë Antoine Semenyo, teksa klubi synon të shtojë thellësi në skuadër dhe më shumë larmi në fazën ofensive.

Liverpooli gjithashtu ka shfaqur interes për mbrojtësin e Crystal Palace, Marc Guehi, megjithëse bisedimet janë ende në fazat fillestare.
"Shqiponjat" nuk janë të gatshme të lëshojnë lehtë yllin e tyre, sidomos përballë interesit të disa klubeve të mëdha evropiane.

Ndërkohë, në aspektin teknik, trajneri Arne Slot është pranë nënshkrimit të një kontrate afatgjatë me Liverpoolin, si tregues i besimit që klubi ka në vizionin dhe punën e tij pas një nisjeje pozitive të sezonit. /Telegrafi/




















































