LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli po monitoron situatën e Mount, gati oferta në verë për anglezin

Liverpooli po monitoron situatën e Mount, gati oferta në verë për anglezin

Mason Mount është një nga futbollistët më të mirë të Chelseat viteve të fundit dhe një kapiten i së ardhmes.

Por e ardhmja e tij në Stamford Bridges vazhdon të jetë e paqartë me lojtarin që i skadon kontrata në verën e vitit 2024.


Drejtuesit e klubit londinez janë në bisedime për një kontratë të re, por marrëveshja mes palëve ende nuk është arritur.

Chelsea i ka ofruar kontratë të re deri në vitin 2030, kontratë që Mount ka hezituar për ta vazhduar deri më tani.

Gjithsesi gjiganti tjetër anglez Liverpool po monitoron situatën e reprezentuesit anglez në Londër dhe është gati të bëj një ofertë.

Liverpooli në 'pole-position' për transferimin e Mount
Lexo po ashtu Liverpooli në 'pole-position' për transferimin e Mount

Në rast se 24-vjeçari nuk vazhdon kontratën deri në fund të sezonit, Liverpool pritet të dalë me një ofertë për transferimin e tij në Anfield.

Vlera aktuale e mesfushorit ofensivë në tregun e transferimeve sillet rreth 80 milionë euro. /Telegrafi/