LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli në ‘pole-position’ për transferimin e Mount

Liverpooli në ‘pole-position’ për transferimin e Mount

Mesfushori i Chelseat, Mason Mount, mbetet në radarin e trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp.

The Guardian thotë se The Reds po monitorojnë nga afër negociatat e kontratës midis Bluve dhe anglezit, me plane për një lëvizje gjatë verës.


Reds po mbajnë një sy vigjilent në bllokimin aktual të kontratës në Londrën Perëndimore, me Mount që kërkon pagë dukshëm të përmirësuar.

Marrëveshja e tij tani ka hyrë në 18 muajt e fundit dhe ai po synon të fitojë një pagë mbi 300 mijë euro në javë.

Raporti shton se Liverpooli do të synojë atë të kalojë në “Anfield Road” duke ia dhuruar edhe vendin e titullarit.

Chelsea nuk është e gatshme ta plotësojë kërkesën e tij, pasi synon ulje pagash edhe për lojtarët e tjerë, derisa disa edhe do t’i shesë në këtë afat dhe në verë. /Telegrafi/