Klubi i madh anglez, Liverpooli është i interesuar për transferimin e yllit të Barcelonës, Pedri.

Pedri ka befasuar të gjithë në sezonin e tij të parë në Camp Nou, teksa me paraqitjet brilante ka fituar një vend titullari edhe te Spanja.


Talenti i tij dhe loja sikurse një lojtar më përvojë shumëvjeçare kanë bërë që Pedri të pëlqehet shumë nga klubet tjera të mëdha evropiane.

Njëri nga klubet që e do më shumë mesfushorin spanjoll është klubi anglez, Liverpooli.

Sipas Tuttomercatoweb, Liverpooli është i interesuar për të riun e Barcelonës Pedri.

Ky medium shton se Reds janë të gatshëm të shpenzojnë shumë për ta rrëmbyer atë nga Camp Nou verën e ardhshme.

Jurgen Klopp dëshiron të gjejë një opsion tjetër të mesfushës për të mbuluar largimin e Georginio Wijnaldum. /Telegrafi/

telegrafi sport app