LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli konsideron një ofertë për Khediran

Liverpooli konsideron një ofertë për Khediran
Sami Khedira (Getty Images)

Skuadra angleze, Liverpooli po merr në konsideratë të bëjë një ofertë për mesfushorin gjerman, Sami Khedira.

Emra Can është në vitin e fundit të kontratës me Liverpoolin dhe pritet të largohet gjatë afatit kalimtar veror, pasi nuk kanë arritur marrëveshje vazhdimi.


Mesfushori gjerman me shumë mundësi do t’i bashkohet gjigantit italian, Juventusi, me italianët që tashmë kanë bërë kontaktet e para dhe thuhet se ka arritur marrëveshje.

Emre Can i thotë 'Po' Juventusit?
Lexo po ashtu Emre Can i thotë 'Po' Juventusit?

Me ardhjen e Canit në Allianz Stadium, Juventusi thuhet se do të ketë nevojë të lirojë një vend në mesfushë dhe Khedira mund të jetë i pari në listë.

Khedira ka fituar shumë trofe me Real Madridin dhe Juventusin (Getty Images)

Largimi i Khediras thuhet se ka alarmuar gjigantin anglez Liverpoolin, të cilët duan të ‘rrëmbejnë’ lojtarin e Juves.

Sipas mediumit britanik The Sun, Liverpooli po shikon mundësinë të nënshkruaj me Khediran, kur Cani të shkoj në kahen e kundërt.

Marchisio dhe Khedira po kërkohen në MLS
Lexo po ashtu Marchisio dhe Khedira po kërkohen në MLS

Ndryshe, Khedira është momentalisht 31-vjeçar dhe çmimi i tij mund të sillet nga 10-20 milionë euro.

Për mesfushorin gjerman mendohet se ka oferta edhe nga Mayor League Soccer dhe Superliga e Kinës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori