LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli është i gatshëm për shitjen e Salah, po pret ofertën e duhur nga Real Madridi

Liverpooli është i gatshëm për shitjen e Salah, po pret ofertën e duhur nga Real Madridi

E ardhmja e Mohamed Salah vazhdon të jetë e paqartë, me egjiptianin që ka edhe një vit kontratë me Liverpoolin.

Sulmuesi egjiptian ka kontratë me The Reds deri në verën e vitit 2023 dhe ai ende nuk ka pranuar vazhdimin e saj, përkundër disa ofertave të bëra nga klubi.


Përkundër se Salah është futbollisti më i rëndësishëm i gjigantit anglez, ai nuk konsiderohet si i paprekshëm.

Sipas një lajmi ekskluziv nga gazeta angleze The Sun, Liverpooli është duke menduar seriozisht shitjen e egjiptianit gjatë afatit kalimtar veror.

30-vjeçari nuk po pranon rinovimin e kontratës dhe The Reds nuk duan ta humbasin atë pa fituar asgjë në verën e vitit 2023 dhe kjo është arsyeja që ata po mendojnë shitjen e tij.

Gjithnjë sipas The Sun, Liverpool mund ta shes yllin e tyre te Real Madridi dhe vetëm po pret ofertën e duhur nga kampioni në fuqi i Evropës për ta lënë të lirë të largohet Salah.

The Reds synojnë që të marrin një ofertë prej 60 milionë eurove dhe do ta pranojnë atë duke lejuar largimin e egjiptianit nga Anfield.

Liverpooli përgatitet për të humbur sulmuesin Salah si lojtar të lirë
Lexo po ashtu Liverpooli përgatitet për të humbur sulmuesin Salah si lojtar të lirë

Salah është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2017 kur iu bashkua nga Roma për shumën e 42 milionë eurove, derisa këtë edicion ishte i jashtëzakonshëm me 31 gola e 16 asistime në 51 ndeshje zyrtare.

Reprezentuesi i Egjiptit gjatë kësaj kohe sa ka qëndruar në Anfield ka fituar gjitha trofetë e mundshëm me Liverpoolin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori