LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli djeg konkurrencën, siguron shërbimet e japonezit Minamino

Liverpooli djeg konkurrencën, siguron shërbimet e japonezit Minamino

Liverpooli  thuhet se ka fituar konkurrencën nga Manchester Unitedi për të rënë dakord për një marrëveshje të janarit në parim me Red Bull Salzburg për Takumi Minamino, i cili ka një klauzolë të largimit prej vetëm 7.25 milionësh.

Christoph Freund, drejtori sportiv i kampionëve të Austrisë, ka thënë për Independent këtë javë se 24-vjeçari është i gatshëm të përshpejtojë zhvillimin e tij në një nga klubet elitare të Evropës pas pesë viteve te Salzburgu.


“Ai është një lojtar i shquar me një personalitet të jashtëzakonshëm”.

Liverpooli interesohet për tre lojtarët e RB Salzburg
Lexo po ashtu Liverpooli interesohet për tre lojtarët e RB Salzburg

“Klubet e mëdha kanë qenë duke e shikuar atë dhe nëse unë isha ata, nuk do të kisha asnjë hezitim ta firmosja”.

“Takumi është gati të bëjë hapin tjetër në janar”, kishte thënë Freund për The Independent.

Nuk ka shkuar shumë kohë dhe tashmë ky medium, së bashku me gazetaren e tyre, Melissa Redy, e cila është e afërt me Liverpoolin, raporton se Reds kanë arritur marrëveshje për transferimin e Minaminos.

Ndryshe, japonezi 24-vjeçar mund të luaj në tri pozitat sulmuese dhe njihet për teknikën e tij të jashtëzakonshme.

Minamino ka shënuar nëntë gola dhe 11 asistime deri tani këtë sezon, ndërsa njëri gol ka ardhur pikërisht ndaj Reds në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

Përfaqësueset
Ancelotti përfshinë në listë lojtarin që nuk ka të drejtë të luajë kundër Man Cityt të mërkurën

Ancelotti përfshinë në listë lojtarin që nuk ka të drejtë të luajë kundër Man Cityt të mërkurën

Liga e Kampionëve
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Xhudo
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori