Liverpool pret Manchester Unitedin në derbin e zjarrtë anglez - Shaqiri nga minuta e parë

Liverpooli është nikoqir i Manchester Unitedit në kuadër të xhiros së 18-të në Ligën Premier.
Kampioni në fuqi i Anglisë është duke kaluar nëpër një krizë të rezultateve, pasi në tri ndeshjet e fundit ka marrë vetëm dy pikë.
Humbja e pësuar javën e kaluar nga Southampton ka bërë që The Reds ta humbasin vendin e parë në tabelë.
E pikërisht rivali i sotëm i Liverpoolit, Manchester United është lider i ri në Angli.
Djajtë e Kuq janë duke kaluar formë fantastike ku në pesë takimet e fundit kanë grumbulluar 13 pikë.
Ndeshja në Anfield që do të zhvillohet mes dy rivalëve të mëdhenj anglez pritet të jetë e zjarrtë, pasi vlen për vendin e parë në tabelë.
Formacionet zyrtare:
Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Henderson, Fabinho, Robertson, Wijnaldum, Thiago, Shaqiri, Mane, Salah, Firmino.
Man Utd: De Gea, Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw, Fernandes, Pogba, Fred, McTominay, Rashford, Martial. /Telegrafi/





















































