LAJMI I FUNDIT:

Lionel Scaloni e përdor Messin si shembull për të kritikuar futbollin modern

Lionel Scaloni e përdor Messin si shembull për të kritikuar futbollin modern

Përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni, e ka përdorur Lionel Messin si një shembull për të vërtetuar pretendimin e tij se taktikat e futbollit modern po e dëmtojnë këtë sport.

45-vjeçari ka thënë se jemi duke humbur ‘esencën e futbollit’ për shkak se taktikat dhe analizat janë duke marrë një rol më të madh në futbollin modern.


Ai për këtë e ka përdorur shembullin e Messit, duke shpjeguar se taktikat mund të bëhen robotike sipas mënyrës së saj, kur në disa raste është më mirë që t’i lejosh lojtarët të luajnë siç duan ata.

Në një intervistë për Marca, ai kritikoi përdorimin e tepërt të taktikave në futbollin modern.

“Natyrisht, nuk ka shumë lojtar që driblojnë. Nuk ka për shkak se sapo ata të marrin topin ju do të thoni ‘pasojeni atë’. Imagjinojeni nëse Messi kur ishte tetë vjeçar do të dëgjonte vazhdimisht të tjerët duke i thënë ‘pasojeni atë’ nga trajnerët e tij, ne nuk do ta kishim atë sot”, ka thënë Scaloni.

“Është impresive sepse futbolli është bërë shumë i lexueshëm, i studiueshëm dhe mendojnë se në këtë mënyrë mund t’i menaxhojnë gjërat. Ju i thoni një fëmijë shtatë vjeçar apo tetë vjeçar të bëjë një diagonale. Ai është vetëm shtatë vjeçar. Lejojeni të luajë me topin, lëreni të bëjë gabime dhe kur ai të jetë 14 ose 15, ne do fillojmë t’i tregojmë gabimet. Është një mesazh për të ardhmen. Ky është një sport dhe bukuria e futbollit nuk duhet të humbet”, vazhdoi tekniku i Argjentinës.

Scaloni më pas shpjegoi se për lojtarët e rinj, të kesh kënaqësi dhe ta shijosh ndeshjen, është më e rëndësishme se sa taktikat.

“Shembulli më i qartë janë fëmijët. Kur ata janë 12 ose 13 vjeçar ata duhet të luajnë me topin dhe të kënaqen, dhe të mos ketë përpjekje për t’i korrigjuar gabimet e tyre, sepse kështu do të humbet esenca e futbollit dhe ne do të shohim më pak lojtar që kanë guximin të luajnë lirshëm”, përfundoi Scaloni./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori