Lionel Messi ka shënuar dy gola gjatë pjesës së parë në ndeshjen e javës së 37-të të Ligue 1 mes Paris Saint-Germain dhe Montpellier.

Kampioni francez ka treguar forcën e tij qysh në 45 minutat e parë ndaj Montpellier në udhëtim, duke krijuar epërsie komode 0-3.

Dy golat e parë të ndeshje u shënuan pikërisht nga ylli argjentinas, Lionel Messi.

Messi gjeti golin e parë pas vetëm gjashtë minutave lojë, duke shënuar për 0-1.

Argjentinasi ishte i saktë edhe në minutën e 20-të për 0-2.

Në të dy golat, Messi u asistua nga Kylian Mbappe.

Me këto dy gola, argjentinasi shkon në kuotën e gjashtë shënimeve këtë sezon, teksa ka edhe 13 asistime. /Telegrafi/