LAJMI I FUNDIT:

Lionel Messi mund t’i bashkohet Barcelonës si huazim në janar?

Lionel Messi mund t’i bashkohet Barcelonës si huazim në janar?

Lëvizja e Lionel Messit te Inter Miami erdhi pas muajsh flirtimi publik me klubin e vjetër Barcelonën, teksa ai planifikoi lëvizjen e tij të radhës pas largimit nga Paris Saint-Germain.

E ardhmja e legjendës argjentinase ishte subjekt i raportimi të ashpër gjatë verës së vitit 2023. Kontrata e tij me PSG-në ishte afër skadimit dhe ambientimi me gjigantët francezë ishte i vështirë, duke dështuar të fitonte zemrat e tifozëve të klubit aty ku qëndroi për dy sezone.


Barça natyrisht ishte e interesuar të kthente lojtarin më të madh të klubit në Kataloni dhe madje ishte e sigurt se do të njoftonte rikthimin e Messit gjatë afatit kalimtar. Liga Saudite ishte gjithashtu si një destinacion i mundshëm përpara se Inter Miami të ‘rrëmbente’ kreun dhe ta sillte Messin në MLS.

Reperja Nicki Nicole zbulon lidhjen që ka me Messin
Lexo po ashtu Reperja Nicki Nicole zbulon lidhjen që ka me Messin

Megjithatë, kalimi i Messit në Amerikë nuk i ka ndalur thashethemet për një rikthim në Barcelonë një ditë. Në fakt, thashethemet që kanë qarkulluar, sugjerojnë se 36-vjeçari mund të ri-nënshkruajë për blaugranasit në formë huazimi nëse Inter Miami nuk ia del dot të kualifikohet në playoff të MLS.

Messit iu mohua lamtumira e fundit në fushë kur u largua nga Barcelona në vitin 2021, me krizën financiare të klubit që e pamundësoi nënshkrimin e një kontratë të re, por një ribashkim përmes një ndeshjeje miqësore është diskutuar së fundmi nga presidenti i klubit të Inter Miami, Jorge Mas.

Në një intervistë për “El Club del Deportista” ai tha: “Largimi i Messit nga Barcelona nuk ishte sipas dëshirës së tij, ai nuk mund t’i thoshte lamtumirë klubit të tij që e mirëpriti si fëmijë dhe mendoj se rrethanat nuk ishin ato që donte Lionel”.

“I dhashë premtimin tim se do të bëj gjithçka që është e mundur në vitet e ardhshme për t’i dhënë atij mundësinë për t’u thënë lamtumirë tifozëve të tij në Barcelonë. Inter Miami do të shkojë ose ne do ta organizojmë atë ndeshje”, u shpreh Mas.

Nuk ka asnjë shenjë momentalisht nga Messi se dëshiron një rikthim në Evropë sapo të përfundojë sezoni me Inter Miamin.

Barcelona i ka dhënë minuta të konsiderueshme të huazuarit Joao Felix dhe adoleshentit Lamine Yamal dhe deri më tani janë të kënaqur me paraqitjet e tyre./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori