LAJMI I FUNDIT:

Lionel Messi emëron 15 lojtarët që do të bëhen më të mirët në botë

Lionel Messi emëron 15 lojtarët që do të bëhen më të mirët në botë

Lionel Messi është padyshim njëri ndër më të mirët në histori të futbollit, mirëpo nuk ka shumë koha para se të pensionohet nga futbolli.

Ylli argjentinas ka thyer rekordin me fitimin e gjashtë Topave të Artë, derisa ka shënuar 627 gola në 718 paraqitje për Blaugranasit.

Por, 32-vjeçari ishte i ftuar në një intervistë nga FIFA ku është dashur të emërojë 15 talentët që sipas tij do të bëhen më të mirët në botë.

Argjentinasi ka shkruar nga një fjalë për çdo 15 talentët:

Trent Alexander-Arnold – “Një mbrojtws i cili është mbresëlënës që ecën përpara në sulm, është e ardhmja”.

Christian Pulisic – “Ai ka ekuilibër dhe shkathtësi të madhe”.

Mason Mount – “Pasi e kam shikuar atë duke luajtur ai ka potencialin të jetë një nga më të mirët”.

"Ai ka potencial që të bëhet njëri ndër më të mirët" - Messi me fjalë të mëdha për Mountin e Chelseat
Lexo po ashtu "Ai ka potencial që të bëhet njëri ndër më të mirët" - Messi me fjalë të mëdha për Mountin e Chelseat

Phil Foden – “Ai di të bëjë gjëra të mahnitshme në lojë. Ai ka një talent të madh.”

Jadon Sancho – “Aftësia e tij për të dribluar mbrojtësit është mbresëlënëse.”

Luka Jovic – “Një lojtar magjik që e bën të pamundurën, të mundshme”.

Kai Havertz – “Lëvizjet e tij para golit janë aq mbresëlënëse për një lojtar kaq të ri”

Eder Militao – “Një talent fenomenal dhe një konkurrencë e ashpër”.

Ousmane Dembele – “Ritmi i tij është i frikshëm në stërvitje”.

Houssem Aouar – “Ai është gjithmonë i qetë me topin në këmbët e tij me një cilësi të shkëlqyer teknike”.

Frenkie de Jong – “Një nga pasuesit më të realizuar që kam parë ndonjëherë për moshën e tij”.

Joao Felix – “Një nga lojtarët më të ri dhe emocionues në botë tani”.

Kylian Mbappe – “Ai është kaq i shpejtë dhe ai mund të përfundojë rastet. Shumë i rrezikshëm”.

Joshua Kimmich – “Një mbrojtës shumë i talentuar i cili ofron kaq shumë asistime”.

Benjamin Pavard – “Një mbrojtës i stilit të lartë që mund të godasë një top aq mirë”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori