LAJMI I FUNDIT:

Lionel Messi e kishte refuzuar shansin të luante nën Mourinhon te Interi

Lionel Messi e kishte refuzuar shansin të luante nën Mourinhon te Interi
Jose Mourinho dhe Lionel Messi (Foto: Getty Images/Guliver)

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, e kishte refuzuar mundësinë që t’i bashkohej Interit në vitin 2008. Kështu ka thënë ish-drejtori teknik i klubit, Marco Branca.

Argjentinasi, i cili ka luajtur vetëm për Blaugranët, ka edhe një vit kontratë me katalunasit, ashtu që në muajt e fundit është spekuluar për një transferim të mundshëm në Giuseppe Meazza.


Branca ka treguar se Nerazzurrët ishin përpjekur ta transferonin Messin para 12 viteve dhe i kishin bërë ofertë shumë më të mirë se ajo që kishte te Barca, mirëpo ai refuzoi të largohej.

Lionel Messi, fotomontazh me fanellën e Interit

“Ne bëmë ofertë për të, mirëpo Messi refuzoi që të qëndronte te Barcelona”, ka deklaruar ai për TMË Radio, transmeton Marca.

“Ai ishte shumë falënderues për Barcelonën dhe aspekti ekonomik jo gjithmonë vjen i pari. Jo gjithçka ka të bëjë me paratë”, ka shtuar Branca.

Oferta e Interit kishte ndodhur në kohën kur Jose Mourinho ishte trajner i klubit (2008-2010), kur ndodhi e tripleta e famshme e klubit italian.

Jose Mourinho me trofeun e Ligës së Kampionëve në vitin 2010 (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Messi depërtoi në skuadrën e Barcelonës si 17 vjeçar nën drejtimin e Frank Rijkaard (në sezonin 2004/2005) dhe që atëherë i ka fituar 34 tituj të mëdhenj, në mesin e tyre, 10 La Liga dhe katër Liga të Kampionëve.

Në aspektin individual, e ka fituar gjashtë herë Topin e Artë duke i shënuar 627 gola në 718 ndeshje për gjigantin spanjoll. /Telegrafi/

Lionel Messi e ka fituar gjashtë herë Topin e Artë (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori