LAJMI I FUNDIT:

Linda, transgjinorja shqiptare nga Milano: Linda mashkull, por kam qene gjithmonë femër

Linda, transgjinorja shqiptare nga Milano: Linda mashkull, por kam qene gjithmonë femër

Një nga të ftuarit e puntatës së sotme në “Top Show Magazine” ishte edhe transgjinorja shqiptare Linda, e cila ka treguar shumë detaje nga jeta e saj.

Ajo është shprehur në emision se në moshën 18 vjeçare ka bërë gjoksin, gjë që ka çuar në prishjen e marrëdhënies me babain, i cili më pas e braktisi, nëna nga ana tjetër, jo vetëm që nuk e braktisi por e përkrahu në maksimum.


Bashkë me babain, Linda ka humbur edhe përkrahjen e gjyshërve, të cilët janë personat që e kanë rritur. “Ata më thërrasin akoma bir”, – ka thënë Linda për sa i përket gjyshërve, duke treguar edhe se e merr malli për ta.

Ajo aktualisht punon si make up artist dhe modele në Milano. Edhe pse është vetëm 29 vjeçe, Linda tha se ndihet si 70 vjeçe nga vuajtjet që ka kaluar që kur ishte e vogël.

Që në moshën 9 vjeçare, ajo ka treguar se është ndjerë si femër në trupin e një mashkulli, e pasi kishte ikur në Itali, në moshën 12 vjeçare ka kryer operacione ku ka rregulluar gjoksin, buzët, mollëzat dhe organin gjenital.

“Unë isha e destinuar të isha femër. Vuaj shumë për jetën time. Madje nuk kam as shoqe, ndërkohë ka shumë transeksualë të cilët punojnë si prostituta sepse nuk gjejnë dot punë për shkak se paragjykohen.”, – ka thënë Linda.

Për ta mbyllur, modelja transgjinore ka dhënë edhe një mesazh: “Unë jam si të gjithë të tjerat!”. Më pas ka shtuar se nëse do të zgjidhte, do të ishte mashkull, do të martohej, do të kishte familje, por sipas saj nuk kishte zgjedhje. “Unë ndihesha e tillë që fëmijë! Isha e destinuar të isha femër.”, – ka deklaruar Linda. /Blitz.al/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djal shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djal shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina

"Ia ka futur kot në atë pjesë", Adelina Ismaili dhe Saranda Bogujevci kritikojnë qëndrimet e Duda Baljes në Komisionin për të drejtat e njeriut

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kalo në kategori