LAJMI I FUNDIT:

Lexoni që të humbni peshë!

Lexoni që të humbni peshë!

Shkencëtarët amerikanë mendojnë se leximi mund t’u ndihmojë vajzave të reja që të humbin disa kilogramë. Universiteti “Duke”, ka analizuar vajza të moshave nga nëntë deri në trembëdhjetë vjeçare, të cilat kanë lexuar një libër, personazhi kryesor i të cilit ka qenë i trashë, ndërsa vajzat tjera me moshë të ngjashme kanë lexuar një tjetër libër të zakonshëm.

Po ashtu ka ekzistuar edhe një grup i tretë i cili është konsideruar si grup i kontrollit dhe ata nuk kanë lexuar asgjë.

Pas përfundimit të programit i cili ka zgjatur gjashtë muaj është vërejtur zvogëlim i peshës trupore te të gjitha grupet.


Mirëpo, rezultate më të mira janë vërejtur te grupi i vajzave të cilat e kishin lexuar librin me personazhin me mbipeshë trupore, transmeton Telegrafi.

Një protagonist i tillë ka ndikuar psikikisht që secila vajzë ta gjejë veten në të dhe ka kërkuar të përmirësohet që të mos i ndodh e njëjta gjë edhe me peshën e saj me ç’rast do të përfitonte mosrespektim, ngjashëm me karakterin e librit.

Humbja në peshë te këto vajza ka qenë dyfish më e madhe sesa ato vajza të cilat e kanë lexuar librin pa personazh të trashë, ndërkohë humbja në peshë te vajzat të cilat nuk kanë lexuar aspak, ka qenë shumë e vogël në krahasim me dy grupet të cilat kanë lexuar libra të llojeve të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Megan Fox ndryshon sërish ngjyrën e flokëve

Megan Fox ndryshon sërish ngjyrën e flokëve

Flokë dhe stil
Çfarë më pret kur të lind trenjakë: Shtatzënitë e shumëfishta zgjasin më pak dhe pothuajse gjithmonë bëhet prerja cezariane

Çfarë më pret kur të lind trenjakë: Shtatzënitë e shumëfishta zgjasin më pak dhe pothuajse gjithmonë bëhet prerja cezariane

Shtatzëna
Cikli menstrual: Çfarë duhet ngrënë për t’u ndjerë menjëherë mirë

Cikli menstrual: Çfarë duhet ngrënë për t’u ndjerë menjëherë mirë

Ushqim i shëndetshëm
Harrojeni palestrën! Pesë ushtrime të thjeshta në shtëpi që shkrijnë dhjamin e barkut

Harrojeni palestrën! Pesë ushtrime të thjeshta në shtëpi që shkrijnë dhjamin e barkut

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Mbyllini poret në mënyrë natyrale

Mbyllini poret në mënyrë natyrale

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Kalo në kategori