Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski ka zgjedhur pesë qendërsulmuesit më të mirë në botë aktualisht.

Lewandowski u pyet nga një medium ndërkombëtar se cilët mendon se janë pesë sulmuesit më të mirë në botë për momentin.

Polaku ka befasuar të gjithë duke thënë se edhe Timo Werner është ndër më të mirë në botë.

Njëzet sulmuesit më të mirë në pesë ligat kryesore të Evropës këtë sezon bazuar në statistika Njëzet sulmuesit më të mirë në pesë ligat kryesore të Evropës këtë sezon bazuar në statistika

Ylli i RB Leipzig është një objektiv për Liverpoolin dhe Barcelonën, ndërsa emrat tjerë në listë janë gjithashtu emra të mëdhenj sulmuesish.

“Një pyetje e vështirë”, ka thënë fillimisht Lewandowski për Daily Star.

“Nëse flasim për nëntësh (qendërsulmues klasik), unë do të thosha: Karim Benzema, Timo Werner, Luis Suarez, Sergio Aguero dhe Kylian Mbappe”, përfundoi polaku.

Kësaj liste vërehet si i mungojnë emra tjerë të mëdhenj si Mauro Icardi dhe Harry Kane, të cilët kanë lënë gjurmë në vitet e fundit. /Telegrafi/